Rama: Biznesi, gjithçka online/ Të ardhurat parashikohet të rriten me 31% deri në fund të mandatit
19/01/2021 15:10

“Fiskalizimi jo vetëm do të transformojë tërësisht mënyrën e faturimit për bizneset, por do shërbejë si një instrument për formalizimin e ekonomisë. Kështu deklaroi kryeministri Rama në konferencën ‘Ekonomia në fokus’, ku deklaroi se në 4 vitet e ardhshme çdo gjë do të jetë online për biznesin.” Kreu i qeverisë dhe drejtoresha e Tatimeve Delina Ibrahimaj kanë hedhur poshtë zërat se fiskalizimi do të rëndojë më kosto shtesë bizneset. “Investime që duhet të bëjnë bizneset është një lidhje internet jo më shumë se 7 euro në muaj dhe duhet të kenë një telefon, një tablet dhe një printer i cili është një printer jo fiskal. Në maksimumin e tyre, si kosto fillestare një biznes I ri që hapet sot ka 132 euro fillestare dhe 7 euro në vit si kosto mirëmbajtje. Nuk ka nevojë as të marrë certifikatë elektronike sepse edhe ajo ëhstë e mbashtur nga VKM përmes portalit Self Care. Sa i përket biznesit të madh, ai ka një shumëllojshmëri zgjedhjesh. Nuk do ketë më program kontabiliteti dhe një kasë fiskale, por një zhvillimi të programit me sistmein e fiskalizimit nga 100 euro në vit ose edhe 0 euro në vit pasi tregu është i lirë. Nuk duhet abuzuar me ofertat e kompanive që po shesin edhe shërbime të tjera sëbashku me fiskalizimin.” “Kemi realizuar integrimin e sistemit aktual me sistemin e ri. Nuk do jetë e nevojshme që biznesi të marrë sistemin që ka dhe ta flakë dhe të bëjë një sistem të ri, por do përshtatë sistemin që ka me sistemin e ri”, u shpreh Rama. Qeveria pret që nga reforma e fiskalizimit të rrisë me rreth 10% të ardhurat në buxhetin e shtetit, teksa ministrja e Financave Anila Denaj deklaron se në vitet e ardhshme ky tregues pritet të arrijë në 31% e PBB-së si rrjedhojë e përmirësimit të politikës fiskale. “Jemi këtë vit duke implementuar sistemin e fiskalizimit dhe gjithë rezultatet i presim në 3 deri në 4 vitet e ardhshme. Për të synuar 31% rritje të të ardhurave deri në fund të mandatit të tretë.” Fiskalizimi ka nisur fazën e parë të zbatimit për bizneset që kanë marrëdhënie me shtetin ku përfshihen 7600 subjekte dhe në fazat pasardhëse pritet të implementohet edhe biznes me biznes dhe biznes konsumator brenda vitit 2021.

Top Channel/ 30 mijë të prekur! Padia e profesionistëve, kundërshtojnë llogaritjen e tatim-fitimit
25/04 19:52
Top News/ Qeveria po tregohet ‘koprace’ / Si ndikojnë shpenzimet e saj te zhvlerësimi i euros
25/04 16:55
Top News/Rriten çmimet e ujit edhe për Fierin/ Tarifat deri në 20 përqind, hyjnë në fuqi nga 18 maji
24/04 16:34
Top News/ Ekonomia do rritet me 3.5%, do ulet borxhi publik, Moody’s nxjerr raportin
20/04 13:07
Top Channel/ “Shqipëria do rritet me 3.5%”/ Rishikohet vlerësimi i ekonomisë, borxhi zbret në 56.3%
20/04 12:06
Top News/ Vetëm turistët nuk mjaftojnë. FMN rishikon me ulje ekonominë për 2024
18/04 17:32
Top News/ Thellohet deficiti tregtar. Eksportet në rënie të lirë, bien edhe importet
18/04 17:12
Top Channel/ FMN, turizmi kaloi parashikimet, pritet rritje 3.1% për 2024, Shqipëria e 4 në rajon
16/04 19:38
Top Channel/ “Shkrihen” shoqatat e biznesit. Qeveria synon krijimin e një dhome ekonomike kombëtare
15/04 19:45
Top Channel/ Në pragun e varfërisë! Mbi 500 mijë shqiptarë në rrezik
13/04 19:45
Top Channel/ Apeli i Bankës Botërore: Fokusi jo vetëm te turizmi e ndërtimi, propozim për pensionet
11/04 19:56
Top Channel/ Euro zbret në 102.05 lekë/Ekspertët: Po ndihmon turizmi dhe sektori i ndërtimit
10/04 19:42
Top Channel/ Inflacioni zbret në 2.3%! Rënia për shkak të uljes së konsumit, ulen çmimet e ushqimit
08/04 19:51
Top Channel/ Tiranë-Durrës, 8 korsi në total/ Hapen tenderat për zgjerimin e disa akseve
05/04 19:47
Top News/ Bujqësia në rënie të lirë / Sektori vuan emigrimin, kostot e konkurrencën
03/04 11:25
Top Channel/ Rritet besimi i konsumatorëve/ Sektorët e ekonomisë shikohen me optimizëm
02/04 19:46
Top News/ Besimi te ekonomia. Ndërtuesit ishin më pesimistët gjatë muajit mars
02/04 14:58
Top Channel/ Çmimet e bulmetit/ Ka çekuilibrim në treg, ulet çmimi i lëndës së parë por…
01/04 19:49
Top Channel/ Rritje e re e pagave/ Sërish më 1 korrik. Edhe pensionet do të indeksohen këtë vit
29/03 19:41
Top Channel/ 1.5 mld € investime të huaja/ Kryesojnë blerja e apartamenteve dhe industria e naftës
26/03 19:35