Qeveria jep Syrin e Kaltër me qira, 600 euro në muaj për këtë pasuri
30/10/2019 19:53

Qeveria do të japë me qira Syrin e Kaltër, për 600 euro në muaj. Gazeta Shqip ka bërë publike dokumentat se si Ministria e Financave ka hapur tenderin për dhënien me qira të kësaj prone për një ccmim qesharak, prej 725 mijë lekësh në muaj. Sipas dokumenteve të Gazetës Shqip, qeveria ka vendosur “dhënien me qira të pasurisë shtetërore, me emërtimin ‘Kabina Druri, 5 copë’, me sipërfaqe totale 470 m2, nga të cilat 220 m2 nën objekt dhe 250 m2 sipërfaqe funksionale, me vendndodhje në Syrin e Kaltër, Delvinë, në administrim të shoqërisë ‘Albturist T.O’ Sha”. Pra, nga dokumentet del shumë qartë se qeveria po i jep privatit një nga pasuritë më të vlefshme të saj, e cila me një organizim të mirë nga strukturat shtetërore mund të kthehej në atraksion të fort turistik, për pushtetin lokal. Në dokumente thuhet se “dhënia me qira e pasurisë bëhet me qëllim dhënien në përdorim të saj për ushtrimin e një veprimtarie ekonomike e cila të gjenerojë të ardhura dhe punësimin e banorëve të zones”. Sipas saj, konkurrimi do të zhvillohet në datën 30 tetor (sot) në Ministrinë e Financave dhe vlera dysheme për detyrimin e qirasë, për fillimin e konkurrimit, është 72 500 lekë/në muaj. Pra, vetëm 600 euro në muaj! Sipas gazetës gjithccka është e paramenduar. Shqip analizon deklaratat e pak ditëve më parë të Ministrit të Mjedisit, Blendi Klosi, se pika turistike e Syrit të Kaltër në Delbinë po degradohej. Madje, ai deklaroi se rrezikohet edhe jeta e turistëve si pasojë e keqmenaxhimit. Dhe fill pas kësaj qeveria ka lëvizur me shpëjtësi për ta dhënë me qira. Pak ditë më parë, Klosi deklaroi se Syri i Kaltër është një gëngrenë nga mënyra e menazhimit, ndërsa deklaroi se “kemi gati planin për vitin 2020”. Por, duket se plani paska qenë gati me kohë, atë të lëshimit me qira për një shumë qesharake.

Top News- Katër vjedhje në katër ditë, kapet “skifteri” i bizneseve në Durrës
01/11 12:36
Top News- Avokati i Popullit reagon për protestën: Të verifikohet përdorimi i forcës nga policia
01/11 12:32
Top News- Tronditet Tufina, tritol dyqanit të luleve, çfarë ndodhi në orët e para të mëngjesit?
01/11 12:25
Top Channel/ Lushnjë, kërkohet markë për vajin/ Fermerët: Duhet të bashkohemi për ta eksportuar
01/11 12:25
Top Channel/ Dhuna në protestë, momenti kur policia sekuestron molotovët dhe mjetet e paligjshme
01/11 12:24
Top Channel/ Thatësira pakësoi gështenjat/ Eksportuesit kërkojnë mbështetje për plantacionet
01/11 12:23
Top Channel/ Liqenit të Kukësit i dalin rrënojat/ Situatë shqetësuese për hidrocentralin e Fierzës
01/11 12:22
Top Channel/ Garda kërkon rritje page/ Sindikata, apel Ministrisë së Financave: Jemi lënë në harresë
01/11 12:21
Top Channel/ Rriten divorcet në Gjirokastër/ Në 9 muaj, 108 çifte zgjedhin t’i japin fund martesës
01/11 12:18
Top Channel/ Dëmtimet e shtyllës kurrizore/ Shtohen rastet, Olldashi: 40 pacientë pësojnë paralizë
01/11 12:16
Top Channel/ Mali i zi ndalon 4 nxënës shqiptarë/ Bënë shqiponjën, përfundojnë në komisariat
01/11 12:15
Top Channel/ Protesta, 6 të arrestuar/ Për herë të parë akuza për “vrasje në tentativë të policit”
01/11 12:01
Top News- Protestuesit akuzohen për vrasje/ Gjashtë të arrestuar, akuzat e reja me aktin normativ
01/11 10:45
Top Channel/ Berisha “gjen” kush e përçau protestën, thirrje gjithë politikës: Bashkohuni
31/10 22:35
Top Channel/ Studentët përplasen me deputetët e PD-së: Nuk duam persona që…
31/10 20:25
Top Channel / Tensione te Kryeministria, policia bën thirrje për hapjen e rrugës
31/10 20:09
Top News – Erdogan takon Zelenskyn. ‘Jam i gatshëm të ndërmjetësoj, do flas edhe me Putin’
31/10 20:00
Top Channel/Avokatit i ndalohet takimi me Veliajn: U justifikuan me mungesën e personelit dhe orarin
31/10 19:49
Top Channel / Plagos me thikë dy efektivë, 47- kishte hedhur edhe benzinë mbi makinë një të riu
31/10 19:48
Top Channel / “LVV jo në protestat e Tiranës”, Kurti: S’jemi rivalë të Shqipërisë
31/10 19:40