Regjisori Qëndrim Rijani vjen në Artkand për të folur mbi premierën e shumëpritur të “Otellos” në Teatrin Kombëtar. Ai zbulon pse kjo është “Shekspiri i tij i pestë”, pse Teatri Kombëtar duhet të jetë shtëpia e veprave të mëdha klasike dhe si tragjedia e Otellos do të trajtojë temën e përjashtimit në një qasje krejt ndryshe nga interpretimet tradicionale — ku Otello nuk do të jetë më personazh me ngjyrë.