Si pasqyrohet piktura shqiptare bashkëkohore përmes qasjeve të ndryshme artistike? Në Artkand, Ardian Isufi dhe Aleksandër Filipi, organizator i ekspozitës, sjellin në fokus edicionin e “Nëntori 29”, që bashkon 32 artistë shqiptarë në Galerinë FAB në Tiranë. Një bisedë mbi përzgjedhjen e artistëve, larminë e stileve dhe prirjet që karakterizojnë krijimtarinë e sotme, si dhe mbi rëndësinë e dialogut mes brezave dhe gjuhëve të ndryshme artistike.