Si lindin personazhet që na bëjnë të qeshim dhe sa nga realiteti i përditshëm fshihet pas tyre? Në Artkand, aktori Ervis Saliasi rrëfen për sezonin e ri të “Portokalli”, personazhet që interpreton dhe procesin krijues pas humorit që sheh publiku. Një bisedë mbi frymëzimin, sfidat e roleve dhe ndikimin e situatave të përditshme në krijimin e personazheve, duke zbuluar edhe çfarë mund të presin shikuesit nga rrugëtimi i tij në këtë sezon.