Pikturohen fasadat në Durrës/ Piktori durrsak mesazhe me art në muret e pallateve
20/10/2020 15:42

Kaosi urban, pasojat e tërmetit të shkaktuara dhe nga ndërtimet jocilësore, si dhe nevoja për më shumë gjelbërim janë fiksuar në dy murale urbane, që i kanë dhënë jo vetëm ngjyra dhe gjallëri, por edhe mesazhe kuptimplote. “Librat simbolizojnë kolonat e dijes dhe janë ato që mbajnë fort një shoqëri dhe duke e ditur se në katastrofën e tërmetit shumica e gabimeve erdhi si pasojë e gabimeve njerëzore dhe kjo duhej vënë në dukje. Ndaj një shoqëri që të ndërtohet e rindërtohet mirë ka nevojë për dije. E kemi realizuar në këtë zonë të Durrësit, pranë shkollave dhe një zonë në rindërtim, pranë komunitetit dhe hapësirave publike”, shprehet Lysien Koçi, artist aktivist. Përmes artit të rrugës dhe aktivizmit rinor, Lysien Koçi, piktor dhe mësues në liceun artistik të Durrësit, ka shfrytëzuar fasadat e pallateve në lagjet 4 dhe 16 për të përcjellë realitete dhe mesazhe për qytetarët. “Gjë e bukur. E lezetshme. Ka dalë gjë e bukur dhe ka krijuar ndryshim në ambient. Shumë bukur. Jep shpresë, gjallëri dhe dëshirojmë të kemi të tjera si këto”, shprehen qytetarët. “Kjo murale e dytë erdhi si rezultat i një konkursi idesh me nxënësit e shkollave të mesme. Muralja është një risi në qytetin e Durrësit në këto përmasa 150 m2. Ka ndikim në zonë dhe është një homazh për botën e gjelbër, një ide që buron nga nxënësit, të rinjtë si vendimmarrës, po edhe si krijues të kësaj ideje morën pjesë në këtë murale”, tha Lysien Koçi. Nëpërmjet artit të rrugës, autorët synojnë të ndërgjegjësojnë shoqërinë, po dhe vendimmarrësit mbi nevojat e komunitetit. Edukimi, gjelbërimi dhe nevoja për të qenë bashkë në ditë të vështira është ajo që i karakterizon këto murale që pritet të pasohen nga të tjera.

Top Channel/ “Miq për kokë” zbavit Fierin. Tri net me humor në teatrin “Bylis”
14/11 15:30
Top Channel/ “Zhdukja e çmimit Nobel”, Namik Dokles, roman për viktimat e luftës
13/11 19:58
Top Channel/ Konkursi “Tish Daija”, 28 vepra fituese në skenë. Shpallen 23 kompozitorë fitues
11/11 15:49
Top Channel/ Kultura, fondet nuk ndahen njësoj. Bashkitë e vogla mbeten “thatë”
09/11 23:45
Top Channel/ Gjirokastra vishet me qilima/ “Qilim Fest” rikthen mjeshtërinë dhe traditën e tezgjahut
08/11 12:27
Top Channel/ Vjeshta kthehet në art në Kelmend! Piktorët sjellin në telajo magjinë e Vermoshit
07/11 19:56
Top Channel/ Komunizmi fshiu trashëgiminë, mbi 2 mijë objekte kulti u zhdukën
07/11 15:33
Top Channel/ “Luleborë” ndez skenën shkodrane, 16 këngë të reja në festival
07/11 15:28
Top Channel /Rikthehet filozofia e Luzajt, pas dhjetë vitesh studim botohen katër vepra
03/11 19:58
Top News – Shtyhet Panairi i 29-të i Librit/ Shkak protestat në kryeqytet, do të mbahet në dhjetor
03/11 19:04
Top Channel / Portreti i veçantë i gruas shqiptare. Abazi përdori 4 mijë metra fije, 13 mijë thumba
01/11 19:59
Top Channel/ “Shtëpia”, premierë në Vlorë/ Komedia rikthen në skenë aktoren Vefi Redhi
01/11 15:14
Top Channel/ “Ditët e Mios” në Korçë/ Artisë nga e gjithë bota e shndërruan qytetin në qendër arti
01/11 12:27
Top Channel/ Gati fondi për artin, për çfarë do përdoren 10% e kursimeve nga tenderët
29/10 20:04
Top Channel/ Publicisti Nano flet për romanin e ri “Odeja e gëzimit”: BE po na e japin si dhuratë
28/10 20:04
Top Channel/ Muzika klasike në Lezhë, Pianoja dhe flauti bëjnë bashkë artdashësit
28/10 12:56
Top Channel/Korça kryeqytet i filmit të shkurtër, mbi 100 filma nga e gjithë bota, sjell risitë e AI
27/10 13:47
Top Channel/ Librat që thyen izolimin/ Ekspozita që zbulon një histori të harruar në Shqipëri
25/10 15:29
Top Channel/ Festa e 155-vjetorit të Fishtës në Lezhë, 83 vepra në garë për çmimet letrare
23/10 19:57
Top Channel/ Ligji për të drejtat e autorit, përfaqësues ligjorë për platformat e huaja në Shqipëri
22/10 20:18