Pandemia e koronavirusit rëndon ekonominë në Kosovë
17/12/2020 15:37

Pandemia e COVID-19 ka ndikuar në rënien e qarkullimit vjetor në Kosovë dhe mbledhjen e tatimeve. Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Administratës Tatimore të Kosovës, Ekrem Hysenaj tha se “nga marsi deri në tetor ka pasur rënie të qarkullimit 1.2 miliardë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”. Ai këto komente i bëri gjatë një vizite të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti në Administratën Tatimore të Kosovës. Sipas, Hysenajt, nga periudha janar-nëntor, ATK-ja ka inkasuar 426.6 milionë euro, 39 milionë më pak se periudha e njëjtë e vitit të kaluar. “Sektorët që më së shumti janë atakuar gjatë kësaj periudhe i kemi sektorët e argëtimit dhe rekreacionit, sektori i patundshmërisë dhe sektori i akomodimit dhe shërbimit ushqimor”, tha Hysenaj. Kryeministri Hoti tha se institucionet e vendit janë munduar që përmes pakos së rimëkëmbjes ekonomike dhe ligjit për rimëkëmbje të kompensojnë bizneset nga ndikimi negativ i pandemisë. “Kam formuar grup punues për pakon e re fiskale që do të finalizohet në fillim të janarit. Në bazë të diskutimeve me komunitetin e biznesit për të dalë me masa të reja të politikave fiskale”, u shpreh Hoti. Më herët zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi ka se mbi 182 milionë euro ka parashikuar Qeveria e Kosovës në Projektbuxhetin për vitin 2021, në Programin për rimëkëmbje ekonomike, që ka për qëllim përkrahjen e bizneseve që kanë pësuar humbje nga pandemia e shkaktuar nga koronavirusi. Pjesa më e madhe e tyre, është dedikuar për kategorinë subvencione dhe transferimeve, që përbën 54 përqind ose 114 milionë euro dhe për shëndetësi 30 milionë euro. Shuma të tjera do të ndahen për komuna, investime kapitale dhe të tjera.

Top Channel/ Rritet dhuna në familje, 8 gra të vrara në Kosovë
06/11 19:44
Top News – 5 vite nga nisja në Hagë. Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit – Na mungon!
06/11 13:39
Top News-Gjashtë vite nga gjykimi në Hagë, Thaçi: Do dal i pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi
05/11 22:45
Top News – Drogë nga Irani drejt Kosovës/ Goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikimit, 5 të arrestuar
04/11 15:34
Top News – Macron, letër presidentes së Kosovës / Uron për detyrën, kërkon përparim drejt BE-së
04/11 15:25
Top News – Kosova ende larg Bashkimit Evropian / ‘Ngec’ në reformat kyçe, politika ‘pengon’
04/11 15:11
Top Channel/ U vra nga burri me armë në mes të Prishtinës, Ngrihet akt-akuzë 15 vite pas krimit
03/11 20:19
Kosova me buxhet 4.27 miliardë euro, Qeveria llogarit pagën e 13-të
02/11 22:45
Top News- Kosova miraton projektbuxhetin/ Kurti: Rritje pagash dhe shtesash për fëmijët
02/11 22:26
Top News- ‘Dorëzoni terroristët e Banjskës’. Prishtina kërkesë Gjermanisë:Ushtrojini presion Serbisë
02/11 19:00
Top News – Kosova nuk prish dot paratë. 70 për qind e buxhetit e pashpenzuar deri në shtator
02/11 17:40
Top Channel/ Gjyshi vret të birin dhe mbesën, 27 vjeçari e foshnja 3 muajshe pa jetë në banesë
02/11 12:43
Top News – ‘Albin Kurti Out’, ‘Keni dështu’ / Protestë në Prishtinë, kërkohet dorëheqja
01/11 17:15
Top News – Qeveria Kurti nuk ka asnjë plan! Opozita kritikon, pozita premton vizionin
01/11 14:59
Top News- ‘LVV s’ka lidhje me protestat në Shqipëri’/ Kurti: Kosova s’është rivale e Shqipërisë
01/11 10:42
Top News – ‘Mos bëni kurban policin’. PDK kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës
30/10 19:30
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë/Ministrat dalin në konferencë, nk japin dorëheqje
30/10 15:21
Shqipëria shkon në zgjedhje të parakohshme? Andoni: Ambasadorët janë aty… | Breaking
30/10 14:00
Urgjente/ Dorëheqja e ministrit Sveçla?! Analisti i tronditur nga vrasja e paralajmëruar
30/10 14:00
Top News – Protestuesit duan dorëheqjet e ministrave. Nga detyra largohet drejtori i policisë
30/10 14:00