“Ndërkombëtarët”- Premiera e filmit bazuar në një ngjarje reale
02/11/2019 15:45

Pas premierës që pati rreth një vit e gjysmë më parë, rruga e filmit “Ndërkombëtarët” të regjisorit Pluton Vasi u ndërpre. Megjithatë që prej kësaj fundjave ai vjen në kinema për publikun. Filmi nisi xhirimet që tre vjet më herët, bazuar në romanin e Ylljet Alickës “Rrëfenjë me ndërkombëtarë”. “Publiku duhet të vijë të shohë “Ndërkombëtarët”, sepse është një ngjarje reale. Unë kam një parim në krijimtari, e sidomos në filma artistikë, që duhet të ketë një ekuivalencë. Duhet të ketë ndodhur diku, dikur. Mesazhi që sjell filmi është që çdo shqiptar vlen njësoj kudo që të jetë në botë”, u shpreh regjisori, Pluton Vasi. Filmi na çon në kufijtë e absurdit. Kështu ai ve në lojë diplomatë, ambasadorë e zyrtarë, të cilët janë mitizuar. Alicka shprehet se megjithëse ka kaluar kohë nga botimi I romanit të tij, tema është tërësisht aktuale. “Qëllimi i romanit dhe i këtij filmi është për të demitizuar konceptin e madhështisë apo besueshmërisë pa kushte të cdo porosie, urdhri të ndërkombëtareve”, tha skenaristi Ylljet Aliçka. Në rol kryesor Eni Shehu,e sheh sot veten pas tre vitesh në rolin e Roshit. Një djali të ri që ëndërronte perëndimin, por përballja me ndërkombëtarët tej fasadës i rrëzoi kalanë prej rëre. Kur e sheh veten në rolin e Roshit ka diçka që do të doje t’i ndryshoje, apo je i kënaqur me personazhin? “Nuk do të doja t’i ndryshoja freskinë që e kam pasur para tre vitesh. Në tërësi më pëlqen, sidomos freskia dhe ajo natyra e tij e çiltër. Naiviteti që e karakterizon”, deklaron Shehu. Në role janë po ashtu Hervin Çuli, Karafil Shena, Rovena Lule, Kastriot Çaushi, Alfred Trebicka, e të tjerë. Producentja Vjollca Dedei shpjegon rrugëtimin e filmit. Cili do të jetë rrugëtimi në festivale? Sepse rruga e filmit u ndërpre për disa muaj. Filmi në fakt duhet të kishte hyrë në kinema që mbas premierës. Sidomos mbas asaj premierë që pati goxha jehonë. Për fat të keq filmi qëlloj pa fat, unë u sëmura. Mbas kësaj shfaqjeje në fakt do e çojmë në Kosovë, do e çojmë në Shkup dhe pastaj do të shohim nëpër festivale”, tha Vjollca Dedei. “Filmi ka marrë mbështetjen e QKK ndërsa si media, partner ka Top Channel, me mbështetjen e Presidentes Vjollca Hoxha.

Top Channel/ “Miq për kokë” zbavit Fierin. Tri net me humor në teatrin “Bylis”
14/11 15:30
Top Channel/ “Zhdukja e çmimit Nobel”, Namik Dokles, roman për viktimat e luftës
13/11 19:58
Top Channel/ Konkursi “Tish Daija”, 28 vepra fituese në skenë. Shpallen 23 kompozitorë fitues
11/11 15:49
Top Channel/ Kultura, fondet nuk ndahen njësoj. Bashkitë e vogla mbeten “thatë”
09/11 23:45
Top Channel/ Gjirokastra vishet me qilima/ “Qilim Fest” rikthen mjeshtërinë dhe traditën e tezgjahut
08/11 12:27
Top Channel/ Vjeshta kthehet në art në Kelmend! Piktorët sjellin në telajo magjinë e Vermoshit
07/11 19:56
Top Channel/ Komunizmi fshiu trashëgiminë, mbi 2 mijë objekte kulti u zhdukën
07/11 15:33
Top Channel/ “Luleborë” ndez skenën shkodrane, 16 këngë të reja në festival
07/11 15:28
Top Channel /Rikthehet filozofia e Luzajt, pas dhjetë vitesh studim botohen katër vepra
03/11 19:58
Top News – Shtyhet Panairi i 29-të i Librit/ Shkak protestat në kryeqytet, do të mbahet në dhjetor
03/11 19:04
Top Channel / Portreti i veçantë i gruas shqiptare. Abazi përdori 4 mijë metra fije, 13 mijë thumba
01/11 19:59
Top Channel/ “Shtëpia”, premierë në Vlorë/ Komedia rikthen në skenë aktoren Vefi Redhi
01/11 15:14
Top Channel/ “Ditët e Mios” në Korçë/ Artisë nga e gjithë bota e shndërruan qytetin në qendër arti
01/11 12:27
Top Channel/ Gati fondi për artin, për çfarë do përdoren 10% e kursimeve nga tenderët
29/10 20:04
Top Channel/ Publicisti Nano flet për romanin e ri “Odeja e gëzimit”: BE po na e japin si dhuratë
28/10 20:04
Top Channel/ Muzika klasike në Lezhë, Pianoja dhe flauti bëjnë bashkë artdashësit
28/10 12:56
Top Channel/Korça kryeqytet i filmit të shkurtër, mbi 100 filma nga e gjithë bota, sjell risitë e AI
27/10 13:47
Top Channel/ Librat që thyen izolimin/ Ekspozita që zbulon një histori të harruar në Shqipëri
25/10 15:29
Top Channel/ Festa e 155-vjetorit të Fishtës në Lezhë, 83 vepra në garë për çmimet letrare
23/10 19:57
Top Channel/ Ligji për të drejtat e autorit, përfaqësues ligjorë për platformat e huaja në Shqipëri
22/10 20:18