Me fillimin e marsit merr fund edhe bllokimi 7-vjeçar i mjeteve motorrike të lundrimit. Pas kësaj periudhe disa vjeçare, ku operatorët turistike kanë qenë të ndaluar të zhvillojnë biznesin e tyre edhe me sportet e ujit dhe lundrimet në det, për sezonin e kësaj vere ata mund të investojnë edhe në këtë drejtim.