Fiks Fare mjofton policinë, IKMT-në dhe IMT-në për gërryerjen e tokës buzë Shkumbinit, duke u dërguar pamje dhe vendndodhjen. Patrulla mbërrin pas më shumë se 2 orësh, ndërsa automjeti me personin që po largonte ekskavatorin kalon pranë policëve pa u ndaluar, pavarësisht sinjalizimit të gazetarëve. I pyetur për mosndërhyrjen, shefi i krimeve thotë se nuk e kuptoi situatën. Institucionet premtojnë verifikime dhe njoftim për masat, por deri në përgatitjen e materialit, Fiks Fare nuk kishte marrë asnjë përgjigje për masa konkrete.