Latif Gashi, ish-komandant i UÇK në zonën e Llapit: Basha mori pjesë në arrestimin tim, u soll keq
16/11/2020 15:09

Kaseta e Milaim Bellanicës me fakte nga masakra e Krushës së Madhe, po del të mos jetë dëshmia e vetme e “humbur”. Në një rrëfim për Top Channel, ish-komandanti i UÇK-së për zonën operative të Llapit, Latif Gashi tregon se gjatë arrestimit nga UNMIK në janar të vitit 2002 i ishte marrë si provë edhe ditari i tij nga lufta, e që i ishte zhdukur dhe nuk ishte proceduar asnjëherë si provë materiale. Për këtë, 11 vjet pas EULEX dhe Prokuroria Speciale ishin vënë në kërkim të gjetjes së ditarit nga dosja e Gashit, por si përfundim ishte konstatuar “i humbur me gjasa gjatë periudhës kur UNMIK ka udhëhequr këtë rast”. “Unë jam akuzu në një vend të caktum, për kinse krime, a ditari im e ka përshkru gjendjen reale faktike të ndodhur në kohë, dhe ai ditar e demantuar akuzën plotësisht. Nuk i ka konvenuar drejtësisë ndërkombëtare dhe e kanë zhduk”, shprehet Latif Gashi, ish-komandant i UÇK-së në zonën operative të Llapit. Gashi thotë se në arrestimin dhe bastisjen e shtëpisë dhe zyrës së tij i pranishëm ishte edhe Lulzim Basha, të cilin e kishte identifikuar bashkëshortja e tij dhe ishte ankuar për sjellje arrogante. “Ata si duket e kanë tradhtu vetullat e tij dhe syt e tij karakteristik dhe flokët e tij edhe zëri i tij. Ai ka qenë prezent të gjykatësi dhe kur kanë shku familja jem me marrë leje për vizitë ai i ka prit aty dhe ka përkthy aty, dhe familja jem e ka idenfikue. Po flas gjithë herë me dëshminë e grus time që ma ka thanë atëherë kur u ardh në vizitën e parë ju ka drejtu gruas dhe familjes time: “Ku i ke kalamajtë?” dhe gruaja i ka thanë: Ç’të duhen kalamajtë e mi? Ai edhe sjelljet tjera jo humane, jo me lujt rolin e përkthyesit po e ka lujt rolin e një polici sikur përpara që na kanë hy policët serb. Edhe aty nuk ka qenë vec Lulzim Basha po ka qenë edhe qika e Sali Berishës, Argita Berisha a qysh e ka emrin ajo vajza e tij. Edhe ajo ka qenë me maskë”, rrëfehet Latif Gashi. Ai kërkon nga Basha që të paktën të tregojë nëse e ka përkthyer ditarin dhe nëse di se ku mund të jetë. “Lulzim Basha të vetmin faj që e ka apo unë të isha kanë përkthyes në vendin e tij gjatë përkthimit kur e kom pa që qaq i rëndësishëm është për historinë, unë pa e marrë një kopje tij me rujt dikun se kisha lanë. A po dojnë policët e UNMIK me hup? UNMIK-u përveç që ka dashtë me kriminalizu luftën ka dashtë edhe me zhduk historinë e luftës tonë çlirimtare.”

Top News – 150 mijë lodra të rrezikshme/ Produktet kineze bllokohen në Kosovë, do të asgjësohen
12/11 10:36
Top Channel/ Kritikat për progresin e Kosovës, debat i fortë në Kuvend mes opozitës dhe qeverisë
11/11 19:56
Top Channel/ Kosovë, ndalohen 150 mijë lodra me rrezik. Do kthehen në Kinë ose do të shkatërrohen
11/11 19:53
Top Channel/ Kurti takohet me Sorensen në Paris, kërkoi njohje reciproke nga Serbia
11/11 19:46
Top News – Vrasja tragjike e Arlinda Zekajt/ Tre ekspertë do të angazhohen për të zbardhur ngjarjen
11/11 15:13
Top News – ‘Fluturojnë’ çmimet në Kosovë. Qeveria ngre duart: Shkak luftërat në Ukrainë e Iran
11/11 15:13
Top News – Një bioinxhinier për Kosovën. Trump nominon ambasadorin e ri të SHBA në Prishtinë
11/11 10:19
Top Channel/ Kurti nga Parisi: Serbia ta njohë Kosovën
10/11 22:21
Top News – Të shtëna me armë në Gjakovë/ Plagosen dy persona, arrestohet autori i dyshuar
10/11 22:15
Top Channel/ 15 vjet në pritje të drejtësisë, nis gjyqi për vrasjen e Diana Kastratit në Kosovë
10/11 12:22
Top Channel/ Asociacioni rikthen debatin, Rashiç sheh mundësi pas zgjedhjeve në Serbi
09/11 23:32
Top News – Zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar. Kamberi: Koalicioni mori 10 mandate, të parët…
09/11 13:20
Top News – Punëtorët e hekurudhës në grevë. Paralizohet Kosova, kërkohet rritje e rrogave
09/11 11:33
Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15
Top News- PDK-ja në udhëkryq analistët: Grupet e interesit mund të ndikojnë garën për kryetar
08/11 14:56
Top Channel/ Tetë gra të vrara në 2026 në Kosovë, protestuesit kërkojnë shkarkime dhe ndjekje penale
07/11 19:31
Top News – Jo bashkëpunim me Listën, por… Studentët nuk ndërpresin fondet për serbët e Kosovës
07/11 16:00
Top News – Strategjia për lirimin e krerëve të UÇK. Mblidhet grupi i punës, diskutimet ‘top sekret’
07/11 14:53
Top Channel/ Vdekja e Arlinda Zekajt, Prishtina në protestë mbarëkombëtare kundër vrasjes së grave
07/11 13:54
Top Channel/ Rritet dhuna në familje, 8 gra të vrara në Kosovë
06/11 19:44