2017 të rinj nga qytete të ndryshme të Shqipërisë pushtuan këtë të shtunë bulevardin para sheshit ‘Skënderbej’. Të ulur në formën e gërmave “ALBANIA” ata performuan në sinkron fenomenin e njohur në botë, “Cup Song” duke përplasur në tokë kupat plastike dhe duke thyer rekordin botëror Guiness.