Qeveria e re e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, ka miratuar shfuqizimin e vendimit të qeverisë së kaluar që udhëhiqej nga Ramush Haradinaj, për rritjen e pagave për zyrtarët qeveritarë. Për rritjen e pagave, qeveria e kaluar kishte marrë vendim në dhjetor të vitit 2017.