Kur vendosej alfabeti/ Muzeu kombëtar përkujton etërit themelues të gjuhës shqipe
25/11/2020 15:33

Përhapja e shkollave dhe mësimit të gjuhës shqipe si dhe zhvillimi i kulturës kombëtare në përgjithësi shtruan në rend të ditës nevojën e caktimit të një alfabeti të vetëm të gjuhës shqipe. Rilindasit me të drejtë e shihnin mungesën e tij si një problem gjuhësor dhe kulturor, por edhe një problem politik. Një shenjë dasie që pengonte bashkimin e shqiptarëve. Ky muaj përcakton vitin e 112 që nga koha e mbajtjes së Kongresit të Manastiri, dhe kjo ekspozitë në Muzeun Historik Kombëtar që pasqyron delegatët që morën pjesë në të quhet Rruga drejt Bashkimit Kombëtar. Një pendë e re, larg atdheut, u bë nismëtar i një alfabeti të veçantë të shqipes, Naum Veqilarxhi, krijoi abetaren e parë të gjuhës shqipe.Ndërsa Kristoforidhi, Vasa, Frashëri e Vreto kontribuan për Alfabetin duke propaganduar sistemet e tyre shkrimore. Ndërsa thirrja e kongresit të Manastirit u bë e mundur vetëm pas shpalljes së kushtetutës në vitin 1908. Kongresi u hap në Manastir në 14 nëntor dhe vijoi deri më 22 nëntor. Në të morën pjesë 32 delegatë më të drejtë vote si dhe 18 të tjerë pa të drejtë vote. Kongresi u shndërrua kështu në një kuvend të vërtetë mbarëshqiptar nga qytetet e vilajetet e Manastirit, Kosovës, Janinës, Shkodrës, si dhe shoqëritë shqiptare të Bukureshtit, Sofjes, SHBA, Egjiptit dhe Italisë.Megjithëse çështja e njëjësimit të alfabetit zuri vendin kryesor, vetë kongresi nuk ishte një mbledhje thjesht gjuhësore, por një manifestim politik. “E kemi bërë me ndërgjegje të plotë pasqyrimin e këtyre figurave për t’ju thënë shqiptarëve të brezit të ri, se cilët janë etërit themelues të gjuhës shqipe. Cilët janë etërit themelues të identitetit kombëtar të shqiptarëve dhe se si sa herë që ata ulen në bankat e tyre, cfarë vështirëish ka patur që fjala shqip të frymonte, gjallonte dhe merrte pjesë”. Ekspozita është pasuruar me fotografi të delegatëve pjesëmarrës si Gjergj Fishta, Mid’hat Frashëri, Sotir Peci, Ndre Mjeda, Shahin Kolonja, Parashqevi Qiriazi, Fehim Zavalani, Simon Shuteriqi etj. Gjithashtu në të këtë ekspozitë pasqyrohen edhe objektet e Luigj Gurakuqit, Cerciz Topullit, Mihal Gramenos, Hilë Mosit etj. Si dhe librat e gazetat origjinale të kohës. Kongresi i Manastirit dhe vendimet e tij, më i rëndësishmi standartizimi i alfabetit latin të gjuhës shqipe përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar.

Top Channel/ “Zhdukja e çmimit Nobel”, Namik Dokles, roman për viktimat e luftës
13/11 19:58
Top Channel/ Konkursi “Tish Daija”, 28 vepra fituese në skenë. Shpallen 23 kompozitorë fitues
11/11 15:49
Top Channel/ Kultura, fondet nuk ndahen njësoj. Bashkitë e vogla mbeten “thatë”
09/11 23:45
Top Channel/ Gjirokastra vishet me qilima/ “Qilim Fest” rikthen mjeshtërinë dhe traditën e tezgjahut
08/11 12:27
Top Channel/ Vjeshta kthehet në art në Kelmend! Piktorët sjellin në telajo magjinë e Vermoshit
07/11 19:56
Top Channel/ Komunizmi fshiu trashëgiminë, mbi 2 mijë objekte kulti u zhdukën
07/11 15:33
Top Channel/ “Luleborë” ndez skenën shkodrane, 16 këngë të reja në festival
07/11 15:28
Top Channel /Rikthehet filozofia e Luzajt, pas dhjetë vitesh studim botohen katër vepra
03/11 19:58
Top News – Shtyhet Panairi i 29-të i Librit/ Shkak protestat në kryeqytet, do të mbahet në dhjetor
03/11 19:04
Top Channel / Portreti i veçantë i gruas shqiptare. Abazi përdori 4 mijë metra fije, 13 mijë thumba
01/11 19:59
Top Channel/ “Shtëpia”, premierë në Vlorë/ Komedia rikthen në skenë aktoren Vefi Redhi
01/11 15:14
Top Channel/ “Ditët e Mios” në Korçë/ Artisë nga e gjithë bota e shndërruan qytetin në qendër arti
01/11 12:27
Top Channel/ Gati fondi për artin, për çfarë do përdoren 10% e kursimeve nga tenderët
29/10 20:04
Top Channel/ Publicisti Nano flet për romanin e ri “Odeja e gëzimit”: BE po na e japin si dhuratë
28/10 20:04
Top Channel/ Muzika klasike në Lezhë, Pianoja dhe flauti bëjnë bashkë artdashësit
28/10 12:56
Top Channel/Korça kryeqytet i filmit të shkurtër, mbi 100 filma nga e gjithë bota, sjell risitë e AI
27/10 13:47
Top Channel/ Librat që thyen izolimin/ Ekspozita që zbulon një histori të harruar në Shqipëri
25/10 15:29
Top Channel/ Festa e 155-vjetorit të Fishtës në Lezhë, 83 vepra në garë për çmimet letrare
23/10 19:57
Top Channel/ Ligji për të drejtat e autorit, përfaqësues ligjorë për platformat e huaja në Shqipëri
22/10 20:18
Top Channel/Dritëroi, shtëpi-muze në Devoll. Në 95-vjetorin e lindjes, Menkulasi nderon shkrimtarin
13/10 20:08