“Kullat” në një ekspozitë. Tre piktorë bëhen bashkë në Muzeun Kombëtar
07/11/2019 20:02

Kulla është një term bashkëkohës, i cili përbën shqetësim për tre artistë. Dhe për të mos qenë lindor, termin kullë e zëvendësojnë me Tower. Pasi shqetësimi i tyre artistik na sjell jo vetëm emocionet e keqkuptimit biblik, mbrojtjes klanore ballkanike, gjakut kanunor, garës së pandalshme për pushtet, por edhe epjes së një elite që kërkon të vishet me petkun e modernes perëndimore. Erand Nebo, Anteo Gremi dhe Gjergj Meta e shprehin kështu kullën në pikturën e tyre. “Unë jetoj dhe punoj në një studio me një kullë në tiranë. Artistët e tjerë janë pjesë e zyrave ku qëndrojë dhe punojnë përditë aty. Na ka bashkuar kjo kullë jo vetëm përbrenda ndjesitë që zotëron kulla, për rritjen e saj, për ashensorin, shpejtësinë, për zbritjen, ngjitjen, tensionin, xhamat, lartësitë, frikën që transmetohet nëpërmjet xhamit dhe reflekseve të tij, por edhe për bisedat përreth kullës. Kjo e bën këtë objekt shumë të dëshiruar për ta ekzekutuar në veprat e artit”, shprehet Gjergj Meta, piktor. Tek Gremi gjejmë një kopsht idilik me ngjyra krejtësisht jo natyrale, Nebo e braktis formën dhe thellohet tek lëvizja dominante e vertikalitetit, ndërsa tek Xhoxho gjejmë kalimtaren e një realiteti tepër tranzitor. “Kulla më përplaset përditë e çuditshme, e dëshirueshme, pastaj dua ta fshij nga kujtesa, për shkak të madhësisë dhe raportit që krijon njeriu me objektin kullë. Kësaj radhë e shikoj kullën të zbehtë, të larguar, të mohuar”, shton Meta. Ky dialog trepalësh shpalohet në këtë ekspozitë nëpërmjet pikturës së vajit, smaltit dhe akrilikut, që qëndrojnë në Muzeun Historik Kombëtar.

Top Channel/ “Miq për kokë” zbavit Fierin. Tri net me humor në teatrin “Bylis”
14/11 15:30
Top Channel/ “Zhdukja e çmimit Nobel”, Namik Dokles, roman për viktimat e luftës
13/11 19:58
Top Channel/ Konkursi “Tish Daija”, 28 vepra fituese në skenë. Shpallen 23 kompozitorë fitues
11/11 15:49
Top Channel/ Kultura, fondet nuk ndahen njësoj. Bashkitë e vogla mbeten “thatë”
09/11 23:45
Top Channel/ Gjirokastra vishet me qilima/ “Qilim Fest” rikthen mjeshtërinë dhe traditën e tezgjahut
08/11 12:27
Top Channel/ Vjeshta kthehet në art në Kelmend! Piktorët sjellin në telajo magjinë e Vermoshit
07/11 19:56
Top Channel/ Komunizmi fshiu trashëgiminë, mbi 2 mijë objekte kulti u zhdukën
07/11 15:33
Top Channel/ “Luleborë” ndez skenën shkodrane, 16 këngë të reja në festival
07/11 15:28
Top Channel /Rikthehet filozofia e Luzajt, pas dhjetë vitesh studim botohen katër vepra
03/11 19:58
Top News – Shtyhet Panairi i 29-të i Librit/ Shkak protestat në kryeqytet, do të mbahet në dhjetor
03/11 19:04
Top Channel / Portreti i veçantë i gruas shqiptare. Abazi përdori 4 mijë metra fije, 13 mijë thumba
01/11 19:59
Top Channel/ “Shtëpia”, premierë në Vlorë/ Komedia rikthen në skenë aktoren Vefi Redhi
01/11 15:14
Top Channel/ “Ditët e Mios” në Korçë/ Artisë nga e gjithë bota e shndërruan qytetin në qendër arti
01/11 12:27
Top Channel/ Gati fondi për artin, për çfarë do përdoren 10% e kursimeve nga tenderët
29/10 20:04
Top Channel/ Publicisti Nano flet për romanin e ri “Odeja e gëzimit”: BE po na e japin si dhuratë
28/10 20:04
Top Channel/ Muzika klasike në Lezhë, Pianoja dhe flauti bëjnë bashkë artdashësit
28/10 12:56
Top Channel/Korça kryeqytet i filmit të shkurtër, mbi 100 filma nga e gjithë bota, sjell risitë e AI
27/10 13:47
Top Channel/ Librat që thyen izolimin/ Ekspozita që zbulon një histori të harruar në Shqipëri
25/10 15:29
Top Channel/ Festa e 155-vjetorit të Fishtës në Lezhë, 83 vepra në garë për çmimet letrare
23/10 19:57
Top Channel/ Ligji për të drejtat e autorit, përfaqësues ligjorë për platformat e huaja në Shqipëri
22/10 20:18