Kryeministri kanadez përplaset me SHBA: Keni edhe ju faj për rrëzimin e avionit
14/01/2020 18:39

Kryeministri kanadez Justin Trudeau thotë se viktimat e avionit ukrainas të rrëzuar në Iran do të ishin ende gjallë, po te mos kishte ekzistuar përshkallëzimi i fundit i tensioneve, që pjesërisht, u nxit nga Amerika. “Mendoj se po të mos kishte pasur tensione, po kishte përshkallëzim të situatës në rajon, ata shtetasit kanadezë do të ishin në shtëpi tani, pranë familjeve të tyre”, tha Trudeau në një intervistë për televizionin Global. “Komuniteti ndërkombëtar, shtoi ai, “ka qenë shumë i qartë mbi nevojën që Irani të mos ketë armë bërthamore, por në të njëjtën kohë e dinin mirë se duheshin menaxhuar tensionet në rajon, të cilat janë acaruar edhe nga veprimet e SHBA-së”, ka shtuar ai. Boingut 737 i Ukraine International Airlines u qëllua nga një raketë iraniane pak pas ngritjes në ajër nga Teherani. Asnjë nga 176 personat në bord nuk i shpëtoi episodit fatal. Nga llogaritë e Otavës, 57 prej pasagjerëve ishin kanadezë, shumë prej tyre me origjinë iraniane. Situata u përflak pas vrasjes së gjeneralit Kasem Sulejmani nga një sulm me dron i Shteteve të Bashkuara. Irani u përgjigj duke lëshuar me dhjetëra raketa mbi dy baza amerikane në Irak, e disa orë pas kësaj, një njësi e Rojeve Revolucionare iraniane qëlloi, siç thuhet, aksidentalisht avionin e pasagjerëve, një veprim ky të cilin presidenti i vendit, Hasan Rouhani e përshkroi si “gabim njerëzor”. /Irida Vasia/

Top Channel/ Misteri i vrasjes së Navalny. Gazeta amerikane: Mund të mos e ketë urdhëruar Putin
27/04 23:33
Top Channel/ Smartphonët e së ardhmes. Testohet zhbllokimi me frymë për të rritur sigurinë
27/04 22:42
Top Channel/ “Putin synon Europën”, ministri gjerman: Rrisim mbështetjen për Ukrainën, ndalim Rusinë
27/04 22:39
Top Channel/ Hamasi politikë me pengjet. Publikon video të 2 burrave që kërkojnë armëpushim
27/04 21:49
Top News/ Plan për armëpushim në Gaza / Hamasi po shqyrton propozimin e ri të Izraelit
27/04 14:56
Top News/ Ikën Blinken, Kina ‘i kthehet’ Tajvanit/Aktivitet ushtarak rreth ishullit, dhjetëra avionë
27/04 14:55
Top News/ Energji me ‘racion’ në Ukrainë / Rusia godet termocentralet, sulme të mëdha
27/04 14:52
Top Channel/ Lëvizje në “frontin e lindjes”, Hamasi: Po shqyrtojmë propozimin për armëpushim!
27/04 14:50
Top News/ ‘Shkulën’ shtëpitë me gjithë themele / Tornado shkatërruese në SHBA, pas tyre vjen stuhia
27/04 14:04
Top News/ Putin nuk urdhëroi vrasjen e Navalnit…Inteligjenca amerikane ka dyshime, ndoshta…
27/04 14:03
Top News/ Biden, ‘i lumtur të debatoj’ me Trump / Përgjigjet ish presidenti: ‘Duel’ në gjykatë
27/04 13:30
Top News/ Suedia çon trupa e Leopardë në Letoni / Më e reja në NATO, një batalion në kufirin lindor
27/04 13:13
Top News/ Furi ukrainase mbi tokë ruse, 66 dronë / Sulmohet aeroporti ushtarak dhe dy rafineri nafte
27/04 13:10
Top Channel/ Biden pranon sfidën: “I gatshëm për debat televiziv me Trumpin”!
27/04 11:57
Top Channel/ Irani “ul” tonet me Izraelin, shteti hebre tjetër goditje Hezbollahut në Liban!
27/04 11:56
Top Channel/ SHBA nis raketa Patriot në Ukrainë? BBC: Pjesë e paketës 6 mld dollarë të ndihmës!
27/04 11:51
Top News/ Huthi sulmon me raketa balistike / Irani liron ekuipazhin e anijes të marrë peng
27/04 11:35
Top News/ Xi Jinping ‘shkund’ ushtrinë e Kinës / ’Të luftojmë dhe fitojmë luftrat e të ardhmes’
27/04 11:31
Top News/ Armët bërthamore të NATO-s, në Poloni / Edhe Lituania mbështet idenë:Të mbrohemi nga Putin
27/04 11:30
Top News/ Sistemet Patriot, ‘plumbi i artë’ / 1 mld USD një bateri, një raketë 4 milionë USD
27/04 11:29