Top Channel/ Lëvizje në “frontin e lindjes”, Hamasi: Po shqyrtojmë propozimin për armëpushim!
27/04/2024 14:50

Në kohën kur Izraeli duket në fundin e përgatitjeve për sulmin në Rafah, Hamasi njoftoi se është duke shqyrtuar propozimin e shtetit hebre për armëpushim në Gaza. Grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian pohoi përmes zyrtarit të tij të lartë, Khalil al-Hayya, se është duke e diskutuar propozimin dhe sapo të përfundojë së shqyrtuari atë me kujdes, do të dorëzojë përgjigjen”. Përpjekjet për arritjen e një pushzimjarri janë shtuar ndjeshëm së fundi, sidomos nga ana e Egjiptit, që shpreson më ngulm në bllokimin e një sulmi izraelit në qytetit kufitar, i cili mund të nxisë një tjetër eksod palestinezësh në tokën egjiptjane. Oferta izraelite së cilës i referohet Hamasi, daton dy javë më parë. Në fillim të këtij muaji u bisedua mes palëve për një armëpushim gjashtëjavor dhe për lirimin e 40 pengjeve civile dhe të sëmurë, në këmbim të lirimit të qindra të burgosurve palestinezë nga burgjet izraelite. Deklarata e Hamasit erdhi vetëm pak orë asi një delegacion egjiptian i nivelit të lartë e kreu një vizitë në Izrael, ku u bisedua për “një vizion të ri” për një armëpushim në Gazë, sipas një zyrtari egjiptian, i cili foli në kushte anonimati. Që nga shkurti Izraeli diskuton për një ofensivë të mundshme ushtarake në Rafah, në jug të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve në mediat izraelite këtë javë forcat e armatosura izraelite ndërkohë i kanë përfunduar përgatitjet për ofensivën. Sipas tyre, tani pritet vetëm OK-i i qeverisë izraelite.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55