Top Channel/ Irani “ul” tonet me Izraelin, shteti hebre tjetër goditje Hezbollahut në Liban!
27/04/2024 11:56

Në një lëvizje të interpretuar si ulje tonesh me Izraelin, Irani njofto9i se do të lirojë së shpejti ekuipazhin e një anijeje të konfiskuar me flamur portugez, por që është e lidhur me shtetin hebre. Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit e konfiskuan anijen MSC Aries së bashku me 25 anëtarët e ekuipazhit të saj në Ngushticën e Hormuzit më 13 prill, pak ditë pasi Teherani ishte zotuar se do të hakmerrej kundër një sulmi të dyshuar izraelit në konsullatën e tij në Damask të Sirisë. Republika islamike qe shprehur atëherë se do ta mbyllte tërësisht këtë ngushticë, e cila është rrugë shumë e rëndësishme tregtare. Sulmet kundër anijeve të mallrave kohëve të fundit në Detin e Kuq dhe në Gjirin e Adenit nga grupi jemenas, Huthi, i cili është i lidhur me Iranin, e kanë trazuar transportin tregtar botëror. Huthi ka thënë se po i kryen këto sulme në shenjë mbështetjeje për palestinezët në Rripin e Gazës, të cilët janë duke u përballur me një luftë tashmë gjashtëmujore me Izraelin. Ushtria izraelite sakaq ndërmori një sulm me dronë ndaj një makine në lindje të Libanit ku mbetën të vrarë dy persona. Ajo pohoi se shënjestra e goditjes ishte një zyrtar i al-Jamaa al-Islamiya që është aleat i grupit militant libanez, Hezbollah të lidhur me Iranin. Al-Jamaa al-Islamiya ka qenë mjaft aktiv së fundi në fshatrat e banuara me myslimanë sunitë që gjenden përgjatë kufirit të Libanit me Izraelin.

Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11
Top News – Rivali i Netanyahut merr mandatin / Presidenti ngarkon Eisenkot me formimin e qeverisë
08/11 12:11
Top News – Polonia nën shok, gjashtë të vrarë / Sulm masiv në Krakov, edhe tre viktima në shtëpi
08/11 12:09