Kryeministri grek Mitsotakis propozon për BE certifikatën e vaksinimit
13/01/2021 15:37

Interes te madh në mediat ndërkombëtare ka ngjallur propozimi i kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, për pajisjen e çdo qytetari europian me te ashtuquajturën certifikatë te vaksinimit. Lajmi ne fillim u bë i ditur nga portali “Politico”, sipas te cilit kreu i qeverisë greke i ka dërguar një letër presidentes te BE, Ursula von der Leyen, me anë te se cilës i propozon pajisjen urgjente te qytetarëve te vaksinuar me certifikatën ne fjalë, ne mënyrë qe te kenë me shumë lehtësi lëvizje ne vendet e BE. Gjithashtu ai thekson se megjithëse Greqia “nuk do ta bëjë vaksinimin të detyrueshëm ose kusht për te udhëtuar, personat që janë vaksinuar duhet të jenë të lirë të udhëtojnë, ndërsa kjo certifikatë vaksinimi do të sigurojë gjithashtu një nxitje pozitive për të inkurajuar te gjithë të vaksinohen. Ndërsa ideja e certifikimit të imunitetit po fiton terren në disa shtete te BE, kur me shumë se 500.000 vetë kanë humbur jetën nga koronavirusi dhe qindra miliona të tjerë përballen me kufizime të reja nga vala e dytë e pandemisë, kundërshtarët e propozimit brenda bllokut, argumentojnë se një certifikate e tille do të rrezikonte të drejtat themelore të Evropianëve. Sipas te përditshmes gjermane “Bild” ky propozim sjell ne vetvete një pasaportë për një jetë normale ne periudhën e pandemisë dhe kopje e propozimit Mitsotaki u është dërguar 26 vendeve anëtare me synimin te shqyrtohet ne samitin e larte te BE ne 21 janar. Greqia, e cila mbështet me shumë se 1/5 te prodhimit të saj ekonomik në turizëm dhe dëshiron të ringjallë udhëtimet para sezonit të verës, kërkon te krijoje certifikatën e saj të standardizuar për të provuar se një individ është vaksinuar –nënvizon edhe agjencia “Reuters” qe thekson gjithashtu se BE duhet ti japë këtij propozimi një drejtim të qartë politik. Përveç shteteve si Belgjika, Hungaria, Islanda etj qe janë shprehur pro këtyre propozimeve, sipas portalit SchengenVisaInfo.com krijimi i një lloji pasaporte te vaksinimit kundër COVID-19 është diskutuar kohët e fundit edhe nga Danimarka, ku shumica e te moshuarve ne vend pret me padurim daljen e saj për te gjithë danezet qe duan te udhetojne ne periudhën e sotme te pandemisë.

Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20
Top Channel/Nvidia, takim i jashtëzakonshëm për shkarkimin e CEO-s:Del një dritë një skandal tjetër!
12/11 11:20
Top Channel/ Itali, alarmi për bomba në shkolla ishte sulm i Rusisë? Salvini: “Jo akuza pa prova”!
12/11 11:20
Top News – NASA hap vende pune. Kërkon astronautë për bazën e saj në Hënë
12/11 10:25