Konispol/ Po humbin gjurmët e historisë, monumentet e kulturës në gjysmë rrënoja
02/01/2020 19:22

Në Konispol gjurmët historike të shekullit të kaluar janë kthyer në gjysmë-rrënoja. 12 banesa dhe të paktën 3 objekte të tjera të njohura me statusin e monumentit të kulturës vuajnë dëmtime dhe transformime rrënjësore. Godina të tilla si shtëpia e Alush Takës, valltarit të njohur Osman Taka, shtëpia e Dino Omarit, Beqo Zenunit apo Shefqet Haxhiut kanë humbur shumicën e elementëve të arkitekturës apo brendisë historike. Objektet ose janë përshtatur për nevojat e përditshme të banorëve të tyre ose nuk ekzistojnë më. Hatixheja jeton prej vitesh në objektin e tipit kullë i njohur si Spitali i Konispolit, në origjinë shtëpia e familjes Haxhiu, por që prej dekadash nuk restaurohet. Astrit Tatari, ish-mësues i gjimnazit të Konispolit thotë se ekziston rreziku që bashkë me trashëgiminë materiale të humbasë edhe memorja historike e trevës. Ilmi Jupe, një tjetër arsimtar i zonës, tregon se nuk ka pasur asnjë ndërhyrje restauruese dhe se lista e monumenteve duhet rishikuar duke hequr objektet që nuk ekzistojnë më. Një tjetër shtëpi e njohur në Konispol e lidhur me emrin e vallëtarit të valles çame, Osman Taka, nuk ka me asgjë që të kujtojë një monument kulture. Familja që jeton aty me qera di shumë pak për të kaluarën historike të banesës ndërsa transformimet për nevoja jetike i kanë zhdukur objektet e trashëguara të familjes Taka. Në Konispol jetojnë sot rreth 2500 banorë. Më parë qyteza e vendosur buzë kufirit me Greqinë ruante një trashëgimi edhe më të pasur monumentale. Me dekadat dhe mungesën e vëmendjes Konispoli humbi pazarin dykatësh ku ushtronin aktivitetin rreth 40 zejtarë, medresenë, portat historike, rrugën mesjetare me kalldrëm dhe një trashëgimi të pasur jomateriale.

Top Channel/ “Miq për kokë” zbavit Fierin. Tri net me humor në teatrin “Bylis”
14/11 15:30
Top Channel/ “Zhdukja e çmimit Nobel”, Namik Dokles, roman për viktimat e luftës
13/11 19:58
Top Channel/ Konkursi “Tish Daija”, 28 vepra fituese në skenë. Shpallen 23 kompozitorë fitues
11/11 15:49
Top Channel/ Kultura, fondet nuk ndahen njësoj. Bashkitë e vogla mbeten “thatë”
09/11 23:45
Top Channel/ Gjirokastra vishet me qilima/ “Qilim Fest” rikthen mjeshtërinë dhe traditën e tezgjahut
08/11 12:27
Top Channel/ Vjeshta kthehet në art në Kelmend! Piktorët sjellin në telajo magjinë e Vermoshit
07/11 19:56
Top Channel/ Komunizmi fshiu trashëgiminë, mbi 2 mijë objekte kulti u zhdukën
07/11 15:33
Top Channel/ “Luleborë” ndez skenën shkodrane, 16 këngë të reja në festival
07/11 15:28
Top Channel /Rikthehet filozofia e Luzajt, pas dhjetë vitesh studim botohen katër vepra
03/11 19:58
Top News – Shtyhet Panairi i 29-të i Librit/ Shkak protestat në kryeqytet, do të mbahet në dhjetor
03/11 19:04
Top Channel / Portreti i veçantë i gruas shqiptare. Abazi përdori 4 mijë metra fije, 13 mijë thumba
01/11 19:59
Top Channel/ “Shtëpia”, premierë në Vlorë/ Komedia rikthen në skenë aktoren Vefi Redhi
01/11 15:14
Top Channel/ “Ditët e Mios” në Korçë/ Artisë nga e gjithë bota e shndërruan qytetin në qendër arti
01/11 12:27
Top Channel/ Gati fondi për artin, për çfarë do përdoren 10% e kursimeve nga tenderët
29/10 20:04
Top Channel/ Publicisti Nano flet për romanin e ri “Odeja e gëzimit”: BE po na e japin si dhuratë
28/10 20:04
Top Channel/ Muzika klasike në Lezhë, Pianoja dhe flauti bëjnë bashkë artdashësit
28/10 12:56
Top Channel/Korça kryeqytet i filmit të shkurtër, mbi 100 filma nga e gjithë bota, sjell risitë e AI
27/10 13:47
Top Channel/ Librat që thyen izolimin/ Ekspozita që zbulon një histori të harruar në Shqipëri
25/10 15:29
Top Channel/ Festa e 155-vjetorit të Fishtës në Lezhë, 83 vepra në garë për çmimet letrare
23/10 19:57
Top Channel/ Ligji për të drejtat e autorit, përfaqësues ligjorë për platformat e huaja në Shqipëri
22/10 20:18