Kërcënohet Fiks Fare! Firmat e rindërtimit që fituan mln euro, punime pa projekt – Fiks Fare
09/05/2024 20:45

Fiks Fare vijoi të denoncojë skandalet me paratë e rindërtimit, ku kësaj herë një firmë nënkontraktore ka shkuar në një pallat në Malin e Robit, Kavajë, dhe po kryen punime pa asnjë dokument. Megjithëse janë bërë tenderët e rindërtimit, janë hedhur miliona euro dhe firmat fituese të tenderit, dhe ato nënkontraktore, ende nuk e dinë se çfarë pune do të bëjnë. Këtë e pranoi vetë pronari i firmës, i cili tha se “nuk e dimë se çfarë do të bëjmë”. Pallati 7 katesh në Njësinë Administrative Golem është shpallur me shkallë dëmtueshmërie DS4, ku pronari i truallit pohon se nuk ka asnjë letër apo projekt se çfarë punimesh do të kryhen atje. Ai pohoi se i ka kërkuar informacion në rrugë zyrtare Bashkisë së Kavajës, institucion i cili ka bërë edhe tenderin me vlerë 97.444.459 lekë, por me shtesat e kontratave shuma ka shkuar në 1.3 milionë euro. Në momentin që grupi i xhirimit shkoi në atë pallat, disa punëtorë të një firme nënkontraktore po kryenin punime. Afër grupit të Fiks Fare u afrua një person, që pasi pyetet nga gazetarët se çfarë marrëveshje ka bërë me firmat fituese, shan dhe ofendon. Më pas pranon se nuk ka asnjë projekt, pavarësisht se punëtorët e tij kanë shkuar në ato ambiente. Por, jo vetëm që nuk tregon projektin apo dokumente, por vijon të ofendojë dhe kërcënojë grupin e xhirimit të Fiks Fare me frazat “Të sjell ropt te shtëpia në darkë, a e kupton apo jo!”..

“Jakup mos e hap portën!”Çfarë e pengoi Daut Krasniqin të takojë vëllain?– Fiks Fare, 23 nëntor 2026
23/11 21:01
3 ditë rreth banesës për një përqafim, Daut Krasniqi në lot!
23/11 20:45
Kush është Jakup Krasniqi? Nga zëdhënës i UÇK-së te gjyqi në Hagë
23/11 20:30
Ogren Balluku presion mjekes. Anxhela Doleqi mban peng dosjen në përmbarim
20/11 21:01
Çfarë i tha Ogren Balluku mjekes që i dha raport fëmijës?
20/11 21:00
Neda Balluku kërkon të takojë fëmijët. Çfarë ndodhi me përmbarueset?
20/11 21:00
Të gjithë duan të bëhen kryetarë bashkie. Foni e ka gati zgjidhjen!
20/11 20:30
Dëshmi ekskluzive/ Neda Balluku 1 vit pa përqafimin e fëmijëve! Çfarë i ka bërë Ogreni?
19/11 21:01
“Neda ka dështuar si nënë!” Ogren Balluku përballë Neda Ballukut
19/11 21:00
Dosja e Neda Ballukut! Çfarë i bëri Ogreni institucioneve?
19/11 20:45
Neda Balluku: “Nuk do pushoj kurrë së kërkuari fëmijët, babai i mban ‘peng’”
19/11 20:30
Pacientët rrugëve, autoambulanca e prishur – Fiks Fare, 18 nëntor 2026 – Episodi i plotë
18/11 21:01
Autoambulanca e Belshit prej 2 muajsh në servis, pacientët rrugëve
18/11 21:00
Pa drita prej muajsh në Toplanë, stafi i Fiksit ecën 2 orë në këmbë për të mbërritur
18/11 20:45
Të korruptuarit në burg, po paratë kush i kthen?
18/11 20:30
27 tonë mish me certifikatë false.A fshehu AKU skandalin?–Fiks Fare,17 nëntor 2026 – Episodi i plotë
17/11 21:01
Mishi i bllokuar i paasgjësuar, Prokuroria dhe AKU-ja pasojnë përgjegjësinë te njëra tjetra
17/11 21:00
Kush po e pengon asgjësimin e mishit? Pronari i King Mit përzë gazetaren
17/11 20:45
27 tonë mish derri, 1 muaj pa u asgjësuar! Dokumente të falsifikuara, si hyri ngarkesa?
17/11 20:30
Djali emërohet pompist, babai pensionist shkon në punë – Fiks Fare, 16 nëntor 2026 – Episodi i plotë
16/11 21:01