KED paditet në gjykatë/ Kandidatja Zhaklina Peto fton edhe Presidencën si palë të tretë
28/12/2020 15:15

Kandidatja për në Gjykatën Kushtetuese, Zhaklina Peto ka paditur për herë të tretë Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, duke kërkuar pavlefshmëri të vendimit që e nxori sërish nga gara. E kthyer në konkurrim me vendim gjyqësor edhe dy herë të tjera, profesoresha Peto kësaj radhe i tregon gjykatës se si kësaj radhe, ndonëse nuk e ka dhënë dorëheqjen, KED e skualifikoi me këtë pretendim të paligjshëm sipas saj. Si argument profesoresha ka dorëzuar gjithë komunikimin me email minutë pas minute me këshillin, ku rezulton se në asnjë moment nuk e ka formalizuar dorëheqjen, ndërsa pas vendimit, KED, sipas Petos tejkaloi çdo ligj duke i ndaluar të drejtën për të dorëzuar ankim. Presidenti, që në këtë rast do jetë organi i emërtesës për vendin e shtatë vakant, është ftuar nga Zhaklina Peto si palë e tretë e interesuar në këtë padi të dorëzuar në Gjykatën e Apelit administrative. “E njoftova relatoren me raport mjekësor se jam infektuar me Covid, por ajo në shkelje të konventës evropiane më mohoi të drejtën për mbrojtje efektive”, argumenton kandidatja. Sipas Petos, KED-ja i ka dërguar pyetje të paqarta, sugjestionuese dhe për çfarë realisht duhet të kthente përgjigje, sa kohë të gjitha institucionet e ngarkuara me ligj e kanë vlerësuar me kritere të plotësuara. Ndërsa thuhet më tej me procedurën që KED ndoqi për vlerësimin e saj janë kryer shkelje që për rrjedhim e bëjnë nul gjithë procesin e deritanishëm. Zhaklina Peto, duke numëruar shkeljet e KED-së thotë se KED ushtroi presion psikologjik, sa kohë nuk mori parasysh raportin e saj mjekësor, duke i mohuar të drejtën për mbrojtje. Peto akuzon në padi se i gjithë procesi i ndërmarrë nga KED është zhvilluar në shkelje të vazhdueshme, përfshirë edhe aktin flagrant të ndërprerjes së hetimit administrativ, pa pritur një përgjigje nga organet zyrtare, ku sërish deklarohen të dhëna në favor të kandidates.

Top Channel/ Tri operacione të komplikuara live në QSUT, mjekët shqiptarë i kryejnë me sukses
07/11 15:25
Top Channel/ Pallati, si pas bombardimit! Dy jetë të humbura dhe 15 familje pa shtëpi
07/11 15:17
Top Channel/ Sekuestrohen 300 tonë mbetje, Prokuroria sekuestron pluhurin e rrezikshëm të Albchrome
07/11 15:16
Top News – Karakaçi vlerëson zgjerimin e bazës së Wizz Air në Aeroportin e Tiranës
07/11 15:14
Top Channel/ Momenti kur shoqërohet protestuesi të Ministria e Arsimit, policia në gatishmëri
07/11 15:03
Top Channel/ “Berisha mos si qeni”, debat mes protestuesve të PD-së dhe atyre te Ministria e Arsimit
07/11 15:02
Top Channel/ Studentët kordon me banderole, refuzon PD t’i afrohet protestës së tyre
07/11 15:00
Top Channel/ Protesta e studentëve përpara Ministrisë së Arsimit, shoqërohet një person nga policia
07/11 14:44
Top News – 60 tonë kokainë në Europë. Çopjat blenë prona dhe hapën biznese në Shqipëri
07/11 14:43
Top Channel/ Protestuesi thërriti “Rama n’burg, Berisha n’burg”, demokratët e përzënë me shpulla
07/11 14:23
Top News – Përkeqësohet shëndeti i Veliajt. Vonesat në diagnozë, kryebashkiaku do të operohet
07/11 14:15
Top Channel/ Deputetët e PD-së në krye të protestës, babai i Stresit pjesëmarrës në tubim protesta
07/11 14:03
Top Channel/ Sulm kibernetik ndaj bankës franceze/ Hakerat grabisin 100 mln euro
07/11 13:59
Top Channel/ Protesta e PD-së, demokratët marshojnë nga selia blu drejt Kryeministrisë
07/11 13:53
Top News – Hashashi, biznes familjar. Shkodër, pranga dy vëllezërve, në kërkim një 24 vjeçar
07/11 13:20
Top Channel/ Zjarri në pallatin në Elbasan, momenti kur banori tenton t’i shpëtojë flakëve të mëdha
07/11 13:17
Top News – Djali dhunon prindërit në Durrës. Të moshuarit përfundojnë në spital, arrestohet autori
07/11 13:03
Top News – Helmohen fëmijët në Vlorë. Dyshime se shkak është bërë ushqimi në kopsht
07/11 12:41
Top News – 105 gjoba në një javë. Akti normativ kundër protestës ndëshkon qytetarët
07/11 12:41
Top Channel/ Prokuroria e Elbasanit sekuestron 300 tonë pluhur të rrezikshëm të Albchrome
07/11 12:39