Policia e Shtetit ka vijuar me zbatimin e aktit normativ të 28 tetorit, që gjobit protestuesit pavarësisht nëse ushtrojnë apo jo dhunë. Në total, që prej miratimit të këtij akti janë vendosur 105 gjoba ndaj 105 qytetarëve të ndryshëm, që sipas aktit normativ të pamiratuar ende nga Kuvendi kanë kryer kundërvajtje administrative.