SPAK thotë se moria e pasurive të sekuestruara të grupit Çopja dhe bashkëpunëtorëve të tyre shkon në total gati 10 milionë euro. Bëhet fjalë për prona, biznese, makina dhe llogari bankare me shuma që arrijnë në qindra mijëra euro. Hetimet e SPAK tregojnë se Çopjat kishin zgjeruar aktivitetin e tyre të ligjshëm, duke përdorur burimet e fuqishme financiare të siguruara nga shitja e të paktën 60 tonëve kokainë në Europë, në sektorë si turizmi, agroturizmi, shërbimet dhe deri te bizneset taksi.