Infermierët kërkojnë rritje page/ Duan t’u paguhen më shumë orët e punës natën dhe në fundjavë
27/10/2020 12:27

Infermierë, mami, laborantë e profesionistë të tjerë shëndetësor të punësuar në sektorin publik janë duke kërkuar rritje të pagesës nga 18 në 36 euro për punën që bëjnë gjatë 12 orëve të ndërrimit të natës, vikendeve dhe festave. Për këtë ata i janë drejtuar përmes një shkrese Kryeministrit dhe Ministrit të Shëndetësisë, duke vlerësuar se pagesa prej 18 euro është tejet e vogël krahas punës që bëhet nga ana e tyre. Tutje ata kanë krahasuar pagesën e tyre me të mjekëve, të cilët nga e hëna deri të enjten paguhen 59 euro, të premten 112 euro, të shtunën 166 euro dhe të dielën 121. Madje, ata kanë bërë një llogaritje bazike se e kjo pagesë do t’i kushtonte shtetit 2 milionë euro në vit. Ndërsa Shërbimi Spitalor i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës nuk kanë dhënë ndonjë qëndrim. Derisa kanë refuzuar t’i jap leje Top Channel për të zhvilluar biseda me disa infermierë lidhur me këtë kërkesë dhe për të marrë xhirime për punën që bëjnë në veçanti gjatë pandemisë.

Top Channel/ Rritet dhuna në familje, 8 gra të vrara në Kosovë
06/11 19:44
Top News – 5 vite nga nisja në Hagë. Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit – Na mungon!
06/11 13:39
Top News-Gjashtë vite nga gjykimi në Hagë, Thaçi: Do dal i pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi
05/11 22:45
Top News – Drogë nga Irani drejt Kosovës/ Goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikimit, 5 të arrestuar
04/11 15:34
Top News – Macron, letër presidentes së Kosovës / Uron për detyrën, kërkon përparim drejt BE-së
04/11 15:25
Top News – Kosova ende larg Bashkimit Evropian / ‘Ngec’ në reformat kyçe, politika ‘pengon’
04/11 15:11
Top Channel/ U vra nga burri me armë në mes të Prishtinës, Ngrihet akt-akuzë 15 vite pas krimit
03/11 20:19
Kosova me buxhet 4.27 miliardë euro, Qeveria llogarit pagën e 13-të
02/11 22:45
Top News- Kosova miraton projektbuxhetin/ Kurti: Rritje pagash dhe shtesash për fëmijët
02/11 22:26
Top News- ‘Dorëzoni terroristët e Banjskës’. Prishtina kërkesë Gjermanisë:Ushtrojini presion Serbisë
02/11 19:00
Top News – Kosova nuk prish dot paratë. 70 për qind e buxhetit e pashpenzuar deri në shtator
02/11 17:40
Top Channel/ Gjyshi vret të birin dhe mbesën, 27 vjeçari e foshnja 3 muajshe pa jetë në banesë
02/11 12:43
Top News – ‘Albin Kurti Out’, ‘Keni dështu’ / Protestë në Prishtinë, kërkohet dorëheqja
01/11 17:15
Top News – Qeveria Kurti nuk ka asnjë plan! Opozita kritikon, pozita premton vizionin
01/11 14:59
Top News- ‘LVV s’ka lidhje me protestat në Shqipëri’/ Kurti: Kosova s’është rivale e Shqipërisë
01/11 10:42
Top News – ‘Mos bëni kurban policin’. PDK kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës
30/10 19:30
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë/Ministrat dalin në konferencë, nk japin dorëheqje
30/10 15:21
Shqipëria shkon në zgjedhje të parakohshme? Andoni: Ambasadorët janë aty… | Breaking
30/10 14:00
Urgjente/ Dorëheqja e ministrit Sveçla?! Analisti i tronditur nga vrasja e paralajmëruar
30/10 14:00
Top News – Protestuesit duan dorëheqjet e ministrave. Nga detyra largohet drejtori i policisë
30/10 14:00