Sakis Kehaioglu, një prej avokatëve më të njohur në Greqi, mbrojtës i disa prej të dënuarve më të njohur shqiptarë në shtetin fqinj, ka vendosur të marrë në mbrojtje Ilir Kupën, një prej shqiptarëve të arratisur nga burgu i Trikallasë dhe i arrestuar vetëm pak javë më parë në Shqipëri.