Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ligjin për ndarjen e re administrativo-territoriale të Shqipërisë, që parashikon uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46. Ligji u miratua në Kuvend më 9 tetor, pas një procesi të shoqëruar me debate të forta politike dhe protesta në disa qytete të vendit.