Gjykatësja mbetet në burg/ Detaje të reja për vendimet që jepte Enkelejda Hoxha
13/02/2021 19:51

Gjykata dha sot masën e ndalimit për gjyqtaren Enkelejda Hoxha dhe të gjithë të ndaluarit në dosjen e hetimit të SPAK për korrupsion në Gjykatën e Krujës. Të ndaluarit do qëndrojnë në arrest me burg, ky është vendimi final. Gjatë seancën kanë dalë detaje të reja për vendimet që jepte Enkelejda Hoxha duke ndryshuar deri zbardhjen e dënimeve që kishte dhënë realisht në gjykatë. Ndryshe ka shpallur vendim në seancë dhe ndryshe e ka zbardhur atë. Gjatë masës së sigurisë me dyer të mbyllura SPAK shtoi këto detaje të reja ndaj Enkelejda Hoxha për të cilën është zbuluar më tej se për të dënuarin Sajmir Petani ajo shpalli vetëm 90 ditë ulje dënimi. Por kur familja e tij ishte revoltuar dhe i kërkoi avokatit Aldo tabaku që të kthente paratë, gjyqtarja shtoi në vendimin e zbardhur edhe 90 ditë të tjera, duke i ulur atij 6 muaj në total, por babai i saj e përshkroi gjyqtaren si një person pa përkrahje aq sa sipas tij e caktuan për gati dy dekada në Krujë duke i refuzuar të drejtën për t’ju bashkuar fëmijëve përderisa ajo është nënë ‘single’. Në derë të gjykatës, i moshuari replikoi me kryeministri. Edhe sipas mjekut Edvin Prifti ky hetim është një çështje politike. Gjykata la nën arrest gjyqtaren Enkelejda Hoxha por ashpërsoi qëndrim për mjekun Edvin Prifti të cilit ju shtua edhe vepra e pastrimit të parave. Megjithatë mjeku Edvin Prifti, nga salla e gjykatës përfundoi në paraburgim ndonëse ironia e tij teksa po hynte ishte një parashikim i saktë i fatit. Edhe avokati i Enkelejda Hoxhës kishte mesazhin e tij, por kësaj jo për klienten gjyqtare , por për klienten si nënë.

Top News – Të hetohet ‘Specialja’/ ‘Liria ka Emër’ dorëzon kërkesën te Parlamenti Europian
05/11 17:46
Top News-Treni i Kumbaros te Syri i Kaltër/BKH bastis banesën e nënkryetarit të bashkisë së Sarandës
05/11 16:44
Top News – ‘Protesta’ shkon në Kushtetuese. Studentët çojnë paketën ‘antidhunë’ të qeverisë
05/11 16:39
Top Channel/ “Jam vesh me trëndafila sot”, Kryemadhi del nga GJKKO, zbulon ç’ndodhi në seancë
05/11 16:24
Top Channel/ Irani, sulme përtej Lindjes së Mesme? REL: Sa rrezikohet Europa!
05/11 16:22
Top Channel/ “Habibi, me ty do bëj betimin”: Senatori parë mysliman vë në lojë JD Vance!
05/11 16:22
Top Channel/ Debati për pensionet e shqiptarëve. Ligji grek penalizon emigrantët, kërkohet ndryshim
05/11 15:59
Top Channel/ Tirana pasurohet, qarqet mbeten pas. Kryeqyteti prodhon gati gjysmën e ekonomisë
05/11 15:54
Top Channel/ “Plumbi i Artë”, 302 vite burg. SPAK kërkon 38 vite burg për tre të penduarit
05/11 15:32
Top News – ‘Po përgjohëm në qeli’. Akuza e Metës në GJKKO, gjykata i rrëzon dy kërkesa
05/11 15:30
Top Channel/ Tritol makinës në Elbasan. Shpërthim eksplozivi, digjet makina e një gruaje
05/11 15:22
Top Channel/ Pallati shpallet i pabanueshëm. Dy viktima nga shpërthimi në Elbasan
05/11 15:20
Top News – ‘Jemi në kilometrin e fundit drejt BE’. Rama merr raportin, flet për dhunën në protesta
05/11 15:14
Top Channel/ Studentët çojnë qeverinë në gjyq, kërkohet pezullimi i gjobave në protesta
05/11 15:12
Top Channel/Merr progres-raportin, Rama: Kilometri i fundit për në BE. Shmang akuzat e Veliajt
05/11 15:08
Top News – ‘Shqipëria ka ecur përpara’. BE ‘flet shqip’ në Tiranë, ‘por rruga jo fushë me lule’
05/11 15:01
Top News – 292 vite burg për ‘Plumbin e Artë’. Pretenca e SPAK për 15 të pandehurit e dosjes makabre
05/11 14:59
Top News – 292 vite burg për ‘Plumbin e Artë’. Pretenca e SPAK për 15 të pandehurit e dosjes makabre
05/11 14:59
Top News – KLP kërkon më shumë fonde: Na duhen për procesin e integrimit
05/11 13:40
Top News – ‘Duhet të ngremë zërin kur dhunohen politikanët’, thotë deputetja e PS, Iris Luarasi
05/11 13:39