Në dëgjesën para Komisionit të Ligjeve, Këshilli i Lartë i Prokurorisë tha se janë shtuar kostot financiare të tij për vitin 2027 në krahasim me këtë vit. Kryetarja e KLP tha se kostot janë rritur në disa zëra, që nga trajnimet deri tek auditimet dhe ngritja e njësive të reja me punonjës shtesë.