Gashi, në krye të UÇK-së në Llap/ Pas hetimit të UNMIK-ut u dënua me 6 vite burgim
16/11/2020 15:12

Latif Gashi i njohur ndryshe me nofkën “Lata” u bë anëtar i UÇK-së në vitin 1996. Vetëm dy vjet pas, ai shërbeu si komandant i zonës operative të Llapit për periudhën 98-99, duke udhëhequr betejat e ushtrisë në këtë zonë në periudhën më kritike të luftës së UÇK-së ndaj ushtrisë serbe. Por me të përfunduar lufta, mbi të rënkuan akuzat për krime lufte nga prokurorë ndërkombëtar, si rrjedhojë ai u arrestua me 28 janar të vitit 2002 nga misioni i OKB-së në Kosovë, UNMIK. Aktakuza e njohur si “Grupi i Llapit”, përveç Gashit përfshinte edhe dy anëtarë të tjerë të UÇK-së, ish-komandantin Rrustem Mustafa të njohur si “Remi” dhe is- ushtruesi i detyrës së komandantit të Policisë Ushtarake, Nazif Mehmeti. Pika pesë e aktakuzës ngarkonte Gashin dhe të tjerët se“nga tetori 1998 deri në prill 1999 në bashkëkryerje kanë urdhëruar dhe kanë marrë pjesë në themelimin dhe vazhdimin e trajtimit çnjerëzor të civilëve shqiptarë të Kosovës, të paraburgosur në qendrën e paraburgimit në Llapashticë”. Sipas kësaj pike, “Gashi dhe të pandehurit tjerë kanë mbajtur civilët në kushte çnjerëzore duke i privuar nga higjiena, uji, ushqimi dhe trajtimi i nevojshëm mjekësor”. Ndërsa Pika 14 e akuzonte Gashin se “nga 2 gushti deri në fund të shtatorit 1998 ka urdhëruar dhe marrë pjesë në rrahjen dhe torturimin e një rojtari serb të pyllit, i cili ka qenë i ndaluar në qendrën e ndalimit në Bajgorë”. Sipas aktakuzës kjo është bërë me qëllim që ai të detyrohet të pranonte se ka kryer veprime kundër UÇK-së ose të japë informacione për inteligjencën. Si rrjedhojë në vitin 2009 Latif Gashi u dënua nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë me 4 vjet burg për të dyja pikat. Ndërsa në vitin 2013 ai u dënua edhe për pikën tetë, e cila e ngarkonte atë për rrahje dhe tortura në qendrën e ndalimit në Llapashticë. Si rrjedhojë, Gjykata Themelore në Prishtinë duke ia unifikuar të dy dënimet i shqiptoi masën prej 6 vjetësh burg, duke llogaritur kohën e kaluar në paraburgim. Ky vendim u përcoll me ankesë në Gjykatë të Apelit, e cila në gusht të vitit 2015 dha vendim që Gashi të vuaj dënimin unik prej 6 vjet burgim. Kur Apeli konfirmoi vendimin prej 6 vjet burgim, Gashi ishte deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, çka çoi në dorëheqjen e tij. Në vitin 2016 ai u lirua me kusht nga Qendra korrektuese ne Smrekonicë dhe ishte në mbikëqyrje të Shërbimit Sprovues të Kosovës deri në janar të 2018-ës.

Top Channel/ Rritet dhuna në familje, 8 gra të vrara në Kosovë
06/11 19:44
Top News – 5 vite nga nisja në Hagë. Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit – Na mungon!
06/11 13:39
Top News-Gjashtë vite nga gjykimi në Hagë, Thaçi: Do dal i pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi
05/11 22:45
Top News – Drogë nga Irani drejt Kosovës/ Goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikimit, 5 të arrestuar
04/11 15:34
Top News – Macron, letër presidentes së Kosovës / Uron për detyrën, kërkon përparim drejt BE-së
04/11 15:25
Top News – Kosova ende larg Bashkimit Evropian / ‘Ngec’ në reformat kyçe, politika ‘pengon’
04/11 15:11
Top Channel/ U vra nga burri me armë në mes të Prishtinës, Ngrihet akt-akuzë 15 vite pas krimit
03/11 20:19
Kosova me buxhet 4.27 miliardë euro, Qeveria llogarit pagën e 13-të
02/11 22:45
Top News- Kosova miraton projektbuxhetin/ Kurti: Rritje pagash dhe shtesash për fëmijët
02/11 22:26
Top News- ‘Dorëzoni terroristët e Banjskës’. Prishtina kërkesë Gjermanisë:Ushtrojini presion Serbisë
02/11 19:00
Top News – Kosova nuk prish dot paratë. 70 për qind e buxhetit e pashpenzuar deri në shtator
02/11 17:40
Top Channel/ Gjyshi vret të birin dhe mbesën, 27 vjeçari e foshnja 3 muajshe pa jetë në banesë
02/11 12:43
Top News – ‘Albin Kurti Out’, ‘Keni dështu’ / Protestë në Prishtinë, kërkohet dorëheqja
01/11 17:15
Top News – Qeveria Kurti nuk ka asnjë plan! Opozita kritikon, pozita premton vizionin
01/11 14:59
Top News- ‘LVV s’ka lidhje me protestat në Shqipëri’/ Kurti: Kosova s’është rivale e Shqipërisë
01/11 10:42
Top News – ‘Mos bëni kurban policin’. PDK kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës
30/10 19:30
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë/Ministrat dalin në konferencë, nk japin dorëheqje
30/10 15:21
Shqipëria shkon në zgjedhje të parakohshme? Andoni: Ambasadorët janë aty… | Breaking
30/10 14:00
Urgjente/ Dorëheqja e ministrit Sveçla?! Analisti i tronditur nga vrasja e paralajmëruar
30/10 14:00
Top News – Protestuesit duan dorëheqjet e ministrave. Nga detyra largohet drejtori i policisë
30/10 14:00