Fiks Fare/ Nëna e 16 vjeçarit: Gjendja e djalit e rënduar, raporti i NJMF i vuri vulën!
06/05/2021 20:30

Në emisionin Fiks Fare ankohet Adelina Pjetri nga Fieri e cila ankohet për bullizmin që i është bërë djalit të saj 16 vjeçar nga mësuesit dhe shokët në shkollë. Gjë e cila ka rënduar shumë anën psikologjike të adoleshentit sa e ka çuar deri në veprime ekstreme, t'i bëj keq vetes. Adelina shprehet se djali i saj ka jetuar në Greqi deri në shtator të vitit 2020. Pas kësaj kohe ka ardhur në Shqipëri ku dhe e kanë regjistruar për të vazhduar studimet në një shkollë publike në Fier në klasë të nëntë. Meqenëse fëmija vinte nga një sistem tjetër shkollor por edhe shoqëror për mos ta patur të vështirë të përshtatjen, nëna ka kërkuar që fëmija të kishte përkujdesje nga shërbimi psiko social i shkollës. Ndërkohë që djali kishte bërë disa mungesa në shkollë një nga mësuesit e kishte vënë para përgjegjësisë duke i thënë se nuk do ta kalote klasën duke bërë mungesa. Por kishte shtuar edhe se 16 vjeçari ishte i regjistruar si i paligjshëm në shkollë. Nëna tregon se që nga ky moment gjëndja psikologjike e të birit është rënduar shumë deri në mendime për të dëmtuar veten e tij. Ndërkohë që fëmija kishte këtë problem ajo iu drejtua Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve . Por kjo njësi nuk u morë me problemin, me marrëdhënien mësues fëmijë, por me marrëdhënien nënë -djalë ku në fund të një raporti shënojnë se djali është i dhunuar seksualisht. Madje shkojnë edhe më larg kur thonë se për dhunën seksuale kanë prova. Adelina rrëfen se kjo gjë do të jetë shumë e rëndë për 16 vjeçarin kur ta lexojë këtë raport dhe ka kërkuar që të takojë psikologen e Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve për një shpjegim, se si kishte arritur ajo të dilte në këtë përfundim dhe çfarë provash kanë?

Fiks Fare, 23 Tetor 2026/ Të moshuarit shfrytëzojnë 27-vjeçaren me probleme mendore -Episodi i plotë
23/10 21:01
Shantazh ndaj vajzës me probleme të shëndetit mendor! Fiks Fare ekspozon rrjetin e shfrytëzuesve
23/10 21:00
27 vjeçarja me probleme të shëndetit mendor, halla: Të moshuarit e lagjes e shfrytëzojnë!
23/10 20:45
Probleme pambarim! Qytetarët denoncojnë në Fiks Fare hallet me të cilat përballen çdo ditë
23/10 20:30
Indianët e Wolt “pushtojnë” godinat e studentëve në Kamëz! Trafik qeniesh njerëzore në godinat e UBT?
22/10 21:01
Drejtori i konvikteve në Kamëz: Kallëzim penal për eprorin në Qytetin Studenti?Premtimi në Fiks Fare
22/10 21:00
Skandal në UBT/Dyshime për trafikim qeniesh njerëzore,pazare me konviktet dhe regjistrime fiktive!
22/10 20:45
‘Det fasulesh’ në fshatin Adriatik, 25 tonë pa shitur
22/10 20:30
Fiks Fare – Episodi i plotë, 20 tetor 2026 – Firma nën hetim për çështjen Balluku fiton tender 5M €
20/10 21:01
Monologu i ndjerë i studentit në Fiks Fare: Të rinjtë janë e tashmja!
20/10 20:30
Skandal në Qytetin Studenti! Dyshekë të ndotur e mobilie të shkatërruara, drejtori “i zënë”!
19/10 21:01
Pamje horror/ Qytet Studenti: Dyshekë me njolla, mobilie të prishura e lagështirë!
19/10 21:00
Studenti protestues: “Më rrahën në komisariat”
19/10 20:45
Avokati i Popullit: Prangat e Klevi Metajt të paligjshme!
19/10 20:30
Dëshmi ekskluzive/ Klevi Metaj i prangosur rrëfen për Fiks Fare: “U vetëmbrojta nga policët!”
16/10 21:01
Klevi Metaj flet i prangosur në spital për Fiks Fare: Më sulmuan 6 policë, unë u vetëmbrojta!
16/10 21:00
Protesta sot, studentët dhe gjimnazistët flasin! Fiks Fare zbulon: Eva Pango ndodhet në reanimacion!
16/10 20:45
“Nuk jemi huliganë!” Flet për Fiks Fare i riu që pak minuta më pas u përplas në tokë nga policia!
16/10 20:30
Ekskluzive/ Dëshmia e 19-vjeçarit me këmbën e thyer për Fiksin: Më dhunuan policët!
15/10 21:01
19-vjeçari me këmbën e thyer rrëfen për Fiksin: Isha kalimtar, më dhunuan policët natën e protestës!
15/10 21:00