Fiks Fare/ Drejtoresha: Juristja më tha punësimi është i ligjshëm
20/04/2021 20:30

Edhe pse ligji e ndalon punësimin për fushatë elektorale një specialiste rezulton e punësuar me kontratë provizore në Drejtorinë Rajonale të Kulturës në Shkodër. Gjithashtu kjo specialiste është punësuar pa u vlerësuar dosja e saj apo e konkurentëve të tjerë. Ligji për fushatën elektorale ndalon punësimin në këtë kohë përveç rasteve emergjente. Gazetarët e Fiksit shkojnë në Drejtorinë Rajonale Shkodër ku takojnë vetë drejtoreshën, Majlinda Lacaj. Ajo fillimisht mohon të ketë marrë në punë ndonjë punonjëse të re, por punonjësja Albana Zaganjori rezulton e punësuar në këtë drejtori pikërisht në fund të marsit. E vënë përpara faktit drejtoresha Lacaj tregon se punësimin e ka bërë në bazë të ligjit duke pyetur edhe juristin dhe burimet njerëzore. Madje sipas drejtoreshës është pikërisht sektori i burimeve njerëzore që ka bërë mundësimin e zonjës. Gazetarët e pyesin se sipas ligjit në fushatë elektorale mund të ketë punësim vetëm në rast emergjente ,por çfarë emergjence ka drejtoria e kulturës në Shkodër? Drejtoresha përgjigjet duke thënë se nuk ka asnjë emergjencë, por punësimin e kanë bërë burimet njerëzore. Në bisesim me gazetarët për të kuptuar se me çfarë lloj kontrate është punësuar Albana Zaganjori drejtoresha nuk di të përgjigjet, njëherë thotë se e punësuara është pjesë e institucionit dhe njëherë thotë se pozicioni i punës në të cilën aktualisht punon e punësuara është provizor. Por më pas ajo tregon se znj. Albana kontratën me institucionin e ka firmosur diku në fund të marsit. Në bazë të Kodit Elektoral, fushata për zgjedhjet parlamentare ka filluar më 23 mars, një muaj para zgjedhjeve. Periudhë kohore që konçidon edhe me punësimin e znj. Albana.

Fiks Fare, 30 Tetor 2026/ QSUT-Pacientët me gur në veshka pa aparatura funksionale – Episodi i plotë
30/10 21:01
Skandal në QSUT/ Aparatura jashtë funksionit prej muajsh, pacientët pa shërbim
30/10 21:00
Rindërtimi me çarje dhe lagështirë, kompania fantazmë lë punimet përgjysmë dhe zhduket
30/10 20:45
Shkolla “Mihal Grameno”/ A e njohin nxënësit dhe mësuesit figurën që i ka dhënë emrin shkollës?
30/10 20:30
Fiks Fare, 29 tetor 2026/ Tatimet kërkojnë fatura, drejtoresha e tatimeve s’i jep! – Episodi i plotë
29/10 21:01
Skandali/ Drejtoresha e Tatimeve kërkon fatura, hoteli i saj merr pagesa pa faturë
29/10 21:00
Deputetë në provim/ Saimir Korreshi i pari në test me 20 pyetje!
29/10 20:45
A mund t’i ndajmë hallet nga streset? Qytetarët e Krujës përgjigjen
29/10 20:30
Fiks Fare, 28 tetor 2026/ HEC-i ‘kuçedër’ përpin ujin e Mirditës – Episodi i plotë
28/10 21:01
HEC-i si kuçedër, than kanionet dhe largon banorët nga Mirdita!
28/10 21:00
4 milionë lekë borxh për ujin, në një shtëpi që s’e ka pasur kurrë!
28/10 20:45
Like, share dhe… gjobë? Rama paralajmëron, protestuesit i përgjigjen!
28/10 20:30
Fiks Fare, 27 tetor 2026/ Miliona euro për rrugën pa asfalt! Ku shkuan paratë? – Episodi i plotë
27/10 21:01
Dy tenderë, mbi 20 milionë euro për të njëjtin zë punimesh! Ku është asfalti?
27/10 21:00
Policia shpall në kërkim 2 persona për shfrytëzimin e vajzës me probleme të shëndetit mendor!
27/10 20:45
Shqipëria pa politikanë? Fiks Fare pyet qytetarët: Si do të ishte vendi pa ta?
27/10 20:30
Fiks Fare, 26 Tetor 2026/ Nëna lidh me zinxhir djalin me autizëm, kërkon ndihmë! – Episodi i plotë
26/10 21:01
Lidh me zinxhir djalin me çrregullime të rënda të spektrit autik! Nëna mes lotësh kërkon ndihmë
26/10 21:00
Pas denoncimeve të Fiks Fare, largohet drejtori i konvikteve! Policia zbarkon në konviktet e UBT-së
26/10 20:45
Rama do të ndalojë lëvizjen me trena! Të rinjtë ironizojnë: Obobo! Si do të shkojmë në shkollë?!
26/10 20:30