Fiks Fare/ Agjencia: Rruga më e sigurt për Gjermani është nga Vjena me 1200 euro
11/05/2021 20:30

Agjencia tjetër që kontaktoi Fiks Fare pazarin e kishte më të lartë dhe të çonte në Vjenë për 1200 euro me avion. Fiksi shkoi në zyrat e busalbania.co dhe u interesua për një udhëtim drejt Gjermanisë. Punonjësi i kësaj agjencie i shpjegon se zbritja në Gjermani e më saktë në Frankfurt është e vështirë, por që agjencia ka një tjetër itenerar dhe kjo rrugë është e sigurt që mbërrije në destinacion. Itenerari ishte nga Vjena me avion ose nga Brukseli, por më e sigurt ishte nga Vjena. Më pas pasagjeri pasi zbriste në Vjenë mund të vazhdonte rrugën me tren drejt destinacionit përfundimtar, Frankfurtit. "E ke më të sigurt kështu, se të gjithë çunat që kemi çu kupton kshu e kemi bërë e i kemi çuar në Gjermani" shprehet punonjësi i agjencisë. I gjithë udhëtimi kushtonte vetëm 1200 euro dhe nga ana e pasagjerit duhej të paraqitej pasaporta dhe tamponi negativ. Përsa i përket letrave të tjera merrej vetë agjencia. Ata merrnin përsipër t'i bënin pasagjerit letrat për arsye shëndetësore ose biznesi. Më pas tregon se çdo dokument mjekësorë që ata dorëzojnë është origjinal dhe i noterizuar pasi janë të lidhur me mjekë që i nxjerrin këto dokumente. Pyetjes së gazetarit të Fiksit se si do ia bënte kur të kalonte në aeroportin e Rinasit, punonjësi i përgjigjet " i kemi rregulluar dhe aty, përderisa kanë këtë çmim edhe ata lekë duan". Në fund ai shton se çdo dokument është i përkthyer dhe i noterizuar brenda pagesës prej 1200 eurosh.

Fiks Fare, 23 Tetor 2026/ Të moshuarit shfrytëzojnë 27-vjeçaren me probleme mendore -Episodi i plotë
23/10 21:01
Shantazh ndaj vajzës me probleme të shëndetit mendor! Fiks Fare ekspozon rrjetin e shfrytëzuesve
23/10 21:00
27 vjeçarja me probleme të shëndetit mendor, halla: Të moshuarit e lagjes e shfrytëzojnë!
23/10 20:45
Probleme pambarim! Qytetarët denoncojnë në Fiks Fare hallet me të cilat përballen çdo ditë
23/10 20:30
Indianët e Wolt “pushtojnë” godinat e studentëve në Kamëz! Trafik qeniesh njerëzore në godinat e UBT?
22/10 21:01
Drejtori i konvikteve në Kamëz: Kallëzim penal për eprorin në Qytetin Studenti?Premtimi në Fiks Fare
22/10 21:00
Skandal në UBT/Dyshime për trafikim qeniesh njerëzore,pazare me konviktet dhe regjistrime fiktive!
22/10 20:45
‘Det fasulesh’ në fshatin Adriatik, 25 tonë pa shitur
22/10 20:30
Fiks Fare – Episodi i plotë, 20 tetor 2026 – Firma nën hetim për çështjen Balluku fiton tender 5M €
20/10 21:01
Monologu i ndjerë i studentit në Fiks Fare: Të rinjtë janë e tashmja!
20/10 20:30
Skandal në Qytetin Studenti! Dyshekë të ndotur e mobilie të shkatërruara, drejtori “i zënë”!
19/10 21:01
Pamje horror/ Qytet Studenti: Dyshekë me njolla, mobilie të prishura e lagështirë!
19/10 21:00
Studenti protestues: “Më rrahën në komisariat”
19/10 20:45
Avokati i Popullit: Prangat e Klevi Metajt të paligjshme!
19/10 20:30
Dëshmi ekskluzive/ Klevi Metaj i prangosur rrëfen për Fiks Fare: “U vetëmbrojta nga policët!”
16/10 21:01
Klevi Metaj flet i prangosur në spital për Fiks Fare: Më sulmuan 6 policë, unë u vetëmbrojta!
16/10 21:00
Protesta sot, studentët dhe gjimnazistët flasin! Fiks Fare zbulon: Eva Pango ndodhet në reanimacion!
16/10 20:45
“Nuk jemi huliganë!” Flet për Fiks Fare i riu që pak minuta më pas u përplas në tokë nga policia!
16/10 20:30
Ekskluzive/ Dëshmia e 19-vjeçarit me këmbën e thyer për Fiksin: Më dhunuan policët!
15/10 21:01
19-vjeçari me këmbën e thyer rrëfen për Fiksin: Isha kalimtar, më dhunuan policët natën e protestës!
15/10 21:00