Festë me detyrim në shtëpi/ Natën e ndërrimit të viteve, policia do të jetë në patrullim
28/12/2020 15:21

Nata e ndërrimit të viteve, në datën 31 dhjetor nuk do të festohet njësoj si vitet e kaluara. Nëse më parë ky shesh mbushej me qytetarë, të cilët shijonin spektaklet e fishekzjarrëve të bashkisë, apo edhe i hidhnin vetë ato, tashmë kjo nuk do të lejohet. Policia ka kërkuar, që qytetarët të shmangin grumbullimet në sheshe apo vende publike dhe pas orës 8 e 30 të mbrëmjes, të qëndrojnë dhe të festojnë në shtëpitë e tyre, për shkak të pandemisë. “Vitet e tjera kemi dalë, kemi festuar me shoqërinë, ndërsa këtë vit duke qenë se është ora policore, do të festojmë në shtëpi. Vitet e tjera në kohë normale kemi shkuar nëpër restorante, ndërsa këtë vit, do të festojmë në shtëpi. Në shtëpi do festojmë për shkak të orës policore. Vitet e tjera kemi dalë me shoqërinë, kemi kaluar mirë, ndërsa këtë vit, do të qëndrojmë në shtëpi”, shprehen qytetarët. Krahas orës policore, policia e shtetit ka marrë masa shtesë për shmangien e incidenteve të mundshme. Që prej vitit të shkuar, hedhja e fishekzjarrëve nga qytetarët është bërë duke marrë një leje të posaçme në polici, ndërsa këtë vit, sipas burimeve zyrtare nuk do të jepet asnjë leje për hedhjen e tyre apo lëndëve të tjera piroteknike. Të vetmet që do të organizojnë spektaklet e fishekzjarrëve do të jenë bashkitë dhe subjektet e licencuara. Ndërkaq, është planifikuar që të vendosen një sërë patrullash policie, në pikat kryesore të kryeqytetit, por edhe në rrethet e tjera, me qëllim që qytetarët të respektojnë orarin e karantinës dhe të shmangin grumbullimet. Kontrolle janë ushtruar edhe ndaj bareve dhe restoranteve, ku janë vendosur një sërë gjobash me nga 10 milionë lek secila, për subjektet të cilat kanë qëndruar hapur edhe pas orës 8:30 të mbrëmjes. Të njëjtat kontrolle do të ushtrohen edhe mbrëmjen e 31 dhjetorit. Gjoba do të vendosen edhe për qytetarët, të cilët nuk do të respektojnë masat antiCovid, të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë.

Top Channel/ Tri operacione të komplikuara live në QSUT, mjekët shqiptarë i kryejnë me sukses
07/11 15:25
Top Channel/ Pallati, si pas bombardimit! Dy jetë të humbura dhe 15 familje pa shtëpi
07/11 15:17
Top Channel/ Sekuestrohen 300 tonë mbetje, Prokuroria sekuestron pluhurin e rrezikshëm të Albchrome
07/11 15:16
Top News – Karakaçi vlerëson zgjerimin e bazës së Wizz Air në Aeroportin e Tiranës
07/11 15:14
Top Channel/ Momenti kur shoqërohet protestuesi të Ministria e Arsimit, policia në gatishmëri
07/11 15:03
Top Channel/ “Berisha mos si qeni”, debat mes protestuesve të PD-së dhe atyre te Ministria e Arsimit
07/11 15:02
Top Channel/ Studentët kordon me banderole, refuzon PD t’i afrohet protestës së tyre
07/11 15:00
Top Channel/ Protesta e studentëve përpara Ministrisë së Arsimit, shoqërohet një person nga policia
07/11 14:44
Top News – 60 tonë kokainë në Europë. Çopjat blenë prona dhe hapën biznese në Shqipëri
07/11 14:43
Top Channel/ Protestuesi thërriti “Rama n’burg, Berisha n’burg”, demokratët e përzënë me shpulla
07/11 14:23
Top News – Përkeqësohet shëndeti i Veliajt. Vonesat në diagnozë, kryebashkiaku do të operohet
07/11 14:15
Top Channel/ Deputetët e PD-së në krye të protestës, babai i Stresit pjesëmarrës në tubim protesta
07/11 14:03
Top Channel/ Sulm kibernetik ndaj bankës franceze/ Hakerat grabisin 100 mln euro
07/11 13:59
Top Channel/ Protesta e PD-së, demokratët marshojnë nga selia blu drejt Kryeministrisë
07/11 13:53
Top News – Hashashi, biznes familjar. Shkodër, pranga dy vëllezërve, në kërkim një 24 vjeçar
07/11 13:20
Top Channel/ Zjarri në pallatin në Elbasan, momenti kur banori tenton t’i shpëtojë flakëve të mëdha
07/11 13:17
Top News – Djali dhunon prindërit në Durrës. Të moshuarit përfundojnë në spital, arrestohet autori
07/11 13:03
Top News – Helmohen fëmijët në Vlorë. Dyshime se shkak është bërë ushqimi në kopsht
07/11 12:41
Top News – 105 gjoba në një javë. Akti normativ kundër protestës ndëshkon qytetarët
07/11 12:41
Top Channel/ Prokuroria e Elbasanit sekuestron 300 tonë pluhur të rrezikshëm të Albchrome
07/11 12:39