Ekspozita “Pezull”/ Vepra e piktores Blerta Xhomo, me kurator Vladimir Myrtezai
06/01/2020 19:43

Pezull e quan Blerta Xhomo këtë ekspozitë, sepse edhe vetë gjendja e saj e tillë është. Pezull kundrejt lëvizjes gravitacionale, gjendjes së saj psikologjike, por edhe gjendjes në tërësinë sociale dhe politike të vendit. I janë dashur jo pak, por dy vjet, për të na përgatitur dhe për të na futur në këtë ekspozitë. Ajo ka punuar për të na treguar që asgjë nuk dihet se cdo të ndodhë në të nesërmen. Prandaj edhe titulli është “Pezull”, por ajo që dihet më siguri është që arti është një rrugë plot me sakrifica. “Po. Subjeketi vjen natyrshëm së brendshmi. Por shpesh edhe si pasojë e rrethanave përreth. Subjekti në këtë ekspozitë është përkorsi njerëzor. Është trajta njerëzore, gjithë forca, akumulimi dhe energjia e tij për të vijuar. Quhet “Pezull” dhe unë kam marrë indicie nga dy cikle, sepse kjo ekspozitë në vetvete përmban dy cikle. Vjen e tillë për t’i mëshuar më shumë idesë, forcës dhe qëllimit tim”, shprehet Blerta Xhomo, piktore. Sipas kuratorit Blerta Xhomo i orienton ndjesitë për interpretimin e hapësirës piktoriale si territori që kultivon optimizëm, apo herazi si shkaktezë e një ekspresioni drite që kthehet në ritëm dhe energji. “Ka një pastrim në pikturën e saj. Ja kemi arritur qëllimit që ajo ta shohë pikturën ndryshe, jo ta shohë si një proces i narracionit në pikturë, por ta shikojë si një proces i një pikture të parë në mënyrë disi më bashkëkohore kësaj radhë. Ajo modelon mirë hapësirën, formatin, e thërrmon pikturën. merr modulin dhe e zhvillon dhe nëpërmjet këtij moduli që e gjen si pretekst të pikturuari, ajo ndërton një situatë krejtësisht ndryshe nga ajo çfarë kishte tre katër vjet më përpara”, tha Vladimir Myrtezai, kurator. Xhomo është një personazh interesant në botën shqiptare. Ajo të bën të besosh që arti është një e papritur, por edhe sakrificë për të mos rënë dakord me asnjë skemë.

Top Channel/ “Miq për kokë” zbavit Fierin. Tri net me humor në teatrin “Bylis”
14/11 15:30
Top Channel/ “Zhdukja e çmimit Nobel”, Namik Dokles, roman për viktimat e luftës
13/11 19:58
Top Channel/ Konkursi “Tish Daija”, 28 vepra fituese në skenë. Shpallen 23 kompozitorë fitues
11/11 15:49
Top Channel/ Kultura, fondet nuk ndahen njësoj. Bashkitë e vogla mbeten “thatë”
09/11 23:45
Top Channel/ Gjirokastra vishet me qilima/ “Qilim Fest” rikthen mjeshtërinë dhe traditën e tezgjahut
08/11 12:27
Top Channel/ Vjeshta kthehet në art në Kelmend! Piktorët sjellin në telajo magjinë e Vermoshit
07/11 19:56
Top Channel/ Komunizmi fshiu trashëgiminë, mbi 2 mijë objekte kulti u zhdukën
07/11 15:33
Top Channel/ “Luleborë” ndez skenën shkodrane, 16 këngë të reja në festival
07/11 15:28
Top Channel /Rikthehet filozofia e Luzajt, pas dhjetë vitesh studim botohen katër vepra
03/11 19:58
Top News – Shtyhet Panairi i 29-të i Librit/ Shkak protestat në kryeqytet, do të mbahet në dhjetor
03/11 19:04
Top Channel / Portreti i veçantë i gruas shqiptare. Abazi përdori 4 mijë metra fije, 13 mijë thumba
01/11 19:59
Top Channel/ “Shtëpia”, premierë në Vlorë/ Komedia rikthen në skenë aktoren Vefi Redhi
01/11 15:14
Top Channel/ “Ditët e Mios” në Korçë/ Artisë nga e gjithë bota e shndërruan qytetin në qendër arti
01/11 12:27
Top Channel/ Gati fondi për artin, për çfarë do përdoren 10% e kursimeve nga tenderët
29/10 20:04
Top Channel/ Publicisti Nano flet për romanin e ri “Odeja e gëzimit”: BE po na e japin si dhuratë
28/10 20:04
Top Channel/ Muzika klasike në Lezhë, Pianoja dhe flauti bëjnë bashkë artdashësit
28/10 12:56
Top Channel/Korça kryeqytet i filmit të shkurtër, mbi 100 filma nga e gjithë bota, sjell risitë e AI
27/10 13:47
Top Channel/ Librat që thyen izolimin/ Ekspozita që zbulon një histori të harruar në Shqipëri
25/10 15:29
Top Channel/ Festa e 155-vjetorit të Fishtës në Lezhë, 83 vepra në garë për çmimet letrare
23/10 19:57
Top Channel/ Ligji për të drejtat e autorit, përfaqësues ligjorë për platformat e huaja në Shqipëri
22/10 20:18