Ekonomia do tkurret me 8.4 përqind/ Banka Botërore: Rimëkëmbja do të jetë e ngadaltë
22/10/2020 15:10

“Rimëkëmbja e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të jetë e ngadaltë. Kjo veçanërisht për Shqipërinë, për shkak të dy goditjeve që ka marrë vendi, tërmeti i 26 nëntorit dhe pandemia Covid-19. Janë këto konkluzionet e raportit të Bankës Botërore, sipas të cilit ekonomia shqiptare do të tkurret me 8.4% këtë vit, teksa parashikon një rimëkëmbje graduale vitin ardhshëm me një rritje ekonomike në nivelin e 5%.” Varësia nga turizmi, një nga sektorët më të prekur nga pandemia shihet edhe si faktori kryesor i recesionit të thellë që po kalon vendi. Teksa vlerëson reagimin e shpejtë të autoriteteve për marrjen e masave kundër krizës, raporti vë në dukje se pozita fiskale e vendit pritet të përkeqësohet ndjeshëm këtë vit me rritje të deficitit buxhetor dhe ulje të të ardhurave tatimore, çka sipas sipas tij do ta çonte nivelin e borxhit publik në 81.4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Por, edhe pse me hapa të ngadaltë raporti vlerëson se ekonomia pritet t’i rikthehet rimëkëmbjes në 2021 me një rritje prej 5%, e cila do të mbështet nga eksportet, konusmi dhe investimet që pritet të gjallërohen vitin e ardhshëm. Një hov zhvillimit ekonomik pritet t’i japë gjithashtu edhe procesi i rindërtimit pas tërmetit, investimet private e publike mbështetur nga reformat e qeverisë për përmirësimin e klimës së biznesit në vend. Mbajtja nën kontrolle pandemisë do të japë efekt edhe në përmirësimin e ecurisë së të ardhurave vlerëson raporti, sipas të cilit pritet të arrijnë në 27.6% të Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar deri në vitin 2022. Sa i takon tregut të punës, Banka Botërore vlerëson se perspektiva e punësimit do të varet shumë nga ecuria e sektorit të shërbimeve që ka marrë një goditje të fortë për shkak të masave kufizuese dhe mbylljes së kufijve si dhe rindërtimit që pritet të gjenerojë vende të reja pune.

Top News – Ecuria e ekonomisë. Ibrahimaj: Me 3.7 për qind jemi mbi mesataren e rajonit
29/06 18:47
Top Channel/ Ekonomia rritet me 3.7%. INSTAT: Administrata, arsimi e shëndetësia udhëhoqën rritjen
29/06 15:48
Top News – Çdo shqiptar paguan 135 euro për spitalet. Eurostat: Kostot më të larta në rajon
26/06 16:58
Top Channel/ Ekspertët propozojnë heqjen e kartëmonedhave prerje të mëdha nga qarkullimi
26/06 15:32
Top Channel/ 17.4 mld investime të huaja, mbi 40% shkojnë në tregun e pasurive të paluajtshme
25/06 19:49
Top Channel/ Mbi 1.1 milionë vizitorë në Maj. Shqipëria në prag të kulmit turistik
25/06 15:22
Top Channel/ Rriten të ardhurat nga Doganat. 62.1 miliardë lekë të ardhura në 3 muaj
24/06 15:21
Top Channel/ AmCham: Korrupsioni, burokracia dhe mungesa e stafit frenojnë investimet
23/06 19:54
Top Channel/ Fshihen 306 mln euro borxhe. Tatimet falin detyrime për mbi 130 mijë biznese e individë
22/06 15:14
Top Channel/ Taksa e pronës do të rritet, do të përafrohet me vlerën e tregut
18/06 20:01
Top News – ‘Lulëzon’ shitja e pronave.Tregu imobiliar vijon të shënojë rritje
18/06 17:13
Top Channel/ Fasonët në krizë, euro godet eksportet, në 2026 u rritën importet
17/06 20:05
Top Channel/ Me çmime sa europa! Eurostat: Ndikoi argëtimi, transporti dhe ushqimet
17/06 20:00
Top Channel/ Euro bie në minimum historik. Monedha europiane zbret në 94.5 lekë
16/06 15:23
Top Channel/ Turistët sollën 1 miliard euro, rriten shpenzimet krahasuar me 2025
15/06 20:01
Top Channel/ KLSH nxjerr raportin e 2025: 26.2 mld lekë dëm, problem në menaxhimin e të ardhurave
15/06 19:58
Top Channel/ Qeveria “shkund” administratën! Miraton ligjin e ri, më shumë llogaridhënie
10/06 19:46
Top Channel/ Pensionet mbeten në deficit. Për 100 pensionistë kontribuojnë vetëm 118 të punësuar
09/06 15:21
Top Channel/ Investimet me rregulla të reja, qeveria kërkon më pak fokus te pasuritë e paluajtshme
08/06 15:27
Top Channel/ Inflacioni arrin në 3%. Niveli rekord prej qirave, ushqimeve dhe transportit
08/06 15:27