Top Channel/ Qeveria “shkund” administratën! Miraton ligjin e ri, më shumë llogaridhënie
10/06/2026 19:46

Qeveria ndryshon pas 14 vitesh ligjin në administratën publike, duke i dhënë më shumë fokus llogaridhënies dhe duke sjellë një model të ri organizimi. Këshilli i Ministrave miratoi të martën projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, me synimin për të rritur llogaridhënien në institucionet publike. “Në funksion të rritjes së llogaridhënies dhe transparencës, projektligji vendos një sistem të unifikuar monitorimi të performancës në administratën shtetërore, duke standardizuar proceset e planifikimit dhe raportimit nga të gjitha institucionet e varësisë te ministritë përgjegjëse. Për herë të parë, raportet e performancës së secilit institucion do të publikohen për qytetarët”. Gjithashtu, projektligji rikoncepton organizimin e institucioneve joministrore, duke i ndarë ato në dy kategori kryesore: institucione varësie dhe agjenci autonome, si dhe kufizon krijimin e institucioneve me numër të vogël punonjësish. Me ndryshimet në ligj, përforcohet roli vendimmarrës i drejtorive të përgjithshme, ndërsa strukturat e reja do të krijohen vetëm kur janë të domosdoshme, me mandat të kufizuar në kohë dhe të lidhur me objektiva të përcaktuar qartë. “Projektligji forcon rolin e drejtorive të përgjithshme, të cilat do të jenë tashmë instanca më e lartë vendimmarrëse për proceset rutinore, përveç rasteve kur ligji ngarkon ministrin ose sekretarin e përgjithshëm për marrjen e vendimit, duke reduktuar centralizimin aktual të vendimmarrjes. Një nga elementët kryesorë të reformës është përcaktimi i kritereve për kalimin e institucioneve në varësi të Kryeministrit, me synimin për të shmangur mbingarkesën e qendrës së qeverisjes dhe për të garantuar fokusimin e saj te koordinimi ndërsektorial dhe prioritetet strategjike të qeverisë”.

Top Channel/ FMN rrit parashikimin në 3.5%. Ekonomia shqiptare do rritet, inflacioni 3.2%
13/10 15:47
Top Channel/ Nafta bie, Europa përfiton. Brent 104.6 dollarë, goditen bursat aziatike
13/10 15:45
Top Channel/ Bizneset kërkojnë lehtësi! Paketa fiskale 2027, propozohen ulje të TVSH-së
10/10 15:11
Top Channel/ Banka blen 664 milionë euro! Blerjet rekord në gjashtë muaj, euro vijon të dobësohet
10/10 15:09
Top Channel/ Pesticidet, 7 kompani bëjnë ligjin. Fermerët nën presionin e kostove
09/10 19:58
Top Channel/ Ulet në 2,9% inflacioni, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin
08/10 19:49
Top Channel/ Buxheti 2027, 10 miliardë euro. Dyfishohet bonusi i pensioneve dhe pagesa për bebet
07/10 15:18
Top Channel/ 118 mln euro për ujësjellësin. Qytetarët do kenë akses në prokurimet publike
07/10 15:08
Top Channel/ Euro zbret deri në 87 lekë. BSh shton blerjet, rezerva valutore arrin 8.4 miliardë euro
07/10 15:07
Top Channel/ 40% e shpenzimeve për ushqim, rëndohet buxheti i familjeve
06/10 19:41
Top Channel/ Ndërtimi rrit besimin në ekonomi. Industria, tregtia e shërbimet në rënie
01/10 15:38
Top News – Mbi 160 produkte te ‘Pasqyra’. Ibrahimaj: Listë e mallrave me çmime fiks e fitim minimal
29/09 16:14
Top Channel/ Ekonomia rritet me 3,61%. Platforma për çmimet, gati në tetor. Listë me çmimet e ulëta
29/09 15:24
Top Channel/ FMN e Banka Botërore vlerësojnë pozitivisht sistemin financiar shqiptar
29/09 10:57
Top Channel/ Bllokohen specat dhe açuget, Shqipëria probleme edhe me produktet e detit
24/09 20:06
Top News – Nafta mbush arkat e Doganës. 6.8 mld lekë tepër, gjysma e tyre nga TVSH e karburanteve
24/09 17:15
Top Channel/ Të huajt blejnë më pak prona. Blerjet nga jorezidentët bien nga 25% në 20%
24/09 15:37
Top Channel/ BERZH: Rritja ekonomike 3,5%. Investimet dhe reformat për BE-në mbështesin rritjen
24/09 15:19
Top Channel/ Frenon çmimi i banesave, duhen më shumë muaj për të shitur një apartament
23/09 20:08
Top News – Frenohet rritja e çmimit të apartamenteve, raporti i BSH për tregun e banesave
23/09 17:30