Turizmi dhe tregu i pasurive të paluajtshme vijojnë të mbeten motorët kryesorë të ekonomisë shqiptare. Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se sektori me ecurinë më të fortë gjatë tremujorit të parë të vitit ka qenë ai i pasurive të paluajtshme. Indeksi i shitjeve neto në volum u rrit me 31.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa numri i të punësuarve u zgjerua me 22.5%. Rritje ka pasur edhe në pagat e këtij sektori, duke reflektuar kërkesën e lartë dhe zhvillimin e vazhdueshëm të tregut imobiliar.