Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga fillimi i vitit të ri shkollor, Bashkia e Kukësit po punon për të bërë gati infrastrukturën për një proces normal mësimor. Por kjo nuk mund të thuhet për shkollën 9- vjeçare “Avni Rustemi”, ku mësimi do të nisë në kushte të papërshtatshme. Sipas drejtoreshës së këtij institucioni arsimor, Neraida Selmanaj, shkolla ka nevojë për rikonstruksion të plotë.