Top Channel/ Bilisht, dy të plagosur për kontrabandën. Përdoren thika
01/10/2025 23:01

Një sherr masiv ka ndodhur në qytetin e Bilishtit dhe për pasojë janë plagosur dy persona. Ngjarja ka ndodhur në rrugë, ku siç duket edhe nga pamjet filmike të kamerave të sigurisë në zonë 3 persona kanë goditur dhe dhunuar me sende të forta një person duke i shkaktuar dëmtime në trup. Nga ana tjetër, pas sulmit, i dëmtuari ka nxjerrë thikën dhe ka goditur njërin prej dhunuesve. Burime bëjnë me dije se Trajan Çeliku, i njohur nga policia si person problematik, së bashku me dy persona të tjerë, kanë dhunuar një 39-vjeçar me inicialet G.M. Konflikti dyshohet se ka ndodhur për prishje pazaresh që lidhen me aktivitet kontrabande, ndërsa nuk ka qenë hera e parë që autorët të përfshihen në konflikt me 39-vjeçarin. Konflikti ka nisur verbalisht e më pas ka përfunduar në përdorimin e sendeve të forta. Sipas të dhënave Trajan Çeliku ka pasur me 39-vjeçarin paraditen e sotme një konflikt e më pas, ka shkuar sërish për ta takuar me dy persona të tjerë. Gjatë sherrit, 39-vjeçari e ka goditur me thikë pas sulmit të personave. Në video duket momenti kur personat përfshirë Trajan Çelikun, sulmojnë për herë të dytë, 39-vjeçarin Guri Mazelliu, duke i bërë pritë në afërsi të qendrës së qytetit të Bilishtit. Siç duket dhe nga pamjet, ata mbajnë në dorë shkopinj bejsbolli dhe sulen drejt mjetit të Mazelliut. Mësohet se pas mjekimit në spital, të gjithë janë shoqëruar në komisariatin e Devollit ku do të merren në pyetje e do të zbardhet gjithë dinamika e ngjarjes.

Top Channel /Monika Lubonja padit Adrian Hilën, Aktorja: Njeri i pabesë, do ta ndjek ligjërisht
06/10 23:49
Top Channel /Plani i BE. Qeveria: Paketa e re konsolidon pozicionin e Shqipërisë si vend lider
06/10 23:45
Top News- Monika Lubonja reagon për videot intime: Nuk turpërohem për dashurinë që kam dhënë
06/10 22:10
Top Channel/ “Protestojmë për të ardhmen, jo për parti”,protestuesit:Qeveria është përzier me krimin
06/10 21:10
Top Channel/ Vlerësimi i drejtorëve në shkolla, do kalojnë në “sitë” duke plotësuar 6 standarde
06/10 19:53
Top Channel/ Debati për ushqimin në Kuvend, PD përplaset me drejtuesen e AKU
06/10 19:48
Top Channel/ Hiqet veto! Zbardhet paketa e re BE për Shqipërinë: Integrim gradual, 15 vite provë
06/10 19:35
Top Channel/ “Ne qëndruam të pamposhtur”, Berisha në Lezhë: Ne duhet të jemi krenarë
06/10 18:51
Top Channel/ Foltorja e Ripërtëritjes në Lezhë, simpatizantët e presin kreun e PD-së me brohorima
06/10 18:15
Top News – GJKKO, ‘makineri gjobash’. Dhjetëra avokatë penalizohen për bojkotin e seancave
06/10 17:02
Top Channel/ “Ju detyrohem një sqarim”, Braçe për territorialen: Reforma si nevojë mirëqeverisjeje
06/10 17:00
Top News-‘Askush nuk e merr ligjin në dorë’/ Policia e Shtetit reagon pas sulmit ndaj gazetarit Mane
06/10 16:58
Top News – Siguria ushqimore dhe integrimi. Salla dhe Gjylameti raportojnë te Komisioni i Bujqësisë
06/10 16:33
Top News – ‘Prokurori hyn në dhomë me gjyqtarin’. Pabarazia e avokatëve përballë organit të akuzës
06/10 16:30
Top News – Rregullorja e GJKKO dhe Konventa e KiE. Ratifikimi detyron gjykatën të bëjë prapakthehu
06/10 16:29
Top News – Kriminaliteti në Shkodër. Demo dhe Hita, takim me drejtuesit vendorë të policisë
06/10 16:25
Top Channel/ Anglia “i përgjigjet” Trump pas sulmit në “Fairford”: Baza ishte e sigurt
06/10 16:21
Top News – ‘Vlora Hyseni bashkëjetonte me Roni Yeffet’, Berisha: Skemë mafioze
06/10 15:31
Top News–‘Rama ngriti një piramidë mafioze’/Berisha: Abuzoi me fushën më sensitive, atë të mbrojtjes
06/10 15:31
Top News – ‘Balluku dhe Ron Yeffet gllabëruan milionë euro nga buxheti i shtetit’
06/10 15:30