Top Channel/ Ndryshon udhëtimi drejt BE, kontroll biometrik për çdo qytetar nga 12 Tetori
01/10/2025 22:38

Ambasada e Bashkimit Europian në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët që udhëtojnë nga vendet jashtë BE-së drejt Zonës Shengen, përfshirë edhe shqiptarët. Duke filluar nga data 12 tetor 2025, do të hyjë në fuqi Sistemi i ri i Hyrje/Daljes, i cili do të ndryshojë mënyrën se si regjistrohen hyrjet dhe daljet në 29 vendet e Zonës Shengen. Po çfarë është sistemi EES? Sistemi i Hyrje/Daljes është një sistem elektronik i menaxhimit të kufijve, i cili do të regjistrojë në mënyrë automatike të dhënat e udhëtarëve që nuk janë shtetas të BE-së dhe që udhëtojnë për qëndrime të shkurtra në zonën Shengen. Qëllimi i këtij sistemi është të përmirësojë kontrollin kufitar dhe të rrisë sigurinë. Sipas njoftimit të ambasadës, sistemi do të regjistrojë: • Të dhënat nga dokumenti i udhëtimit • Datat e mbërritjes dhe të largimit • Të dhënat biometrike, përfshirë: • Shenjat e gishtave • Imazhin e fytyrës Ambasada thekson se nuk ka asnjë veprim që udhëtarët duhet të kryejnë para udhëtimit. Gjithashtu, aplikimi i sistemit nuk shoqërohet me asnjë tarifë shtesë. Sistemi i ri zbatohet për qytetarët e vendeve jashtë BE-së, përfshirë Shqipërinë dhe për ata që udhëtojnë për qëndrime të shkurtra në zonën Shengen. Ky sistem është pjesë e përpjekjeve të Bashkimit Europian për të dixhitalizuar dhe forcuar kontrollet kufitare, si dhe për të parandaluar qëndrimet e paligjshme apo hyrjet e paautorizuara.

Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16
Top Channel/ Koshat e plehrave në flakë, përshkallëzohet protesta para Ministrisë
07/11 16:16
Top Channel/ Protesta kombëtare/ Protesta e të rinjve po mbështet nga partitë e opozitës
07/11 15:40
Top Channel/Sot protesta kombëtare/ U thirr nga të rinjtë dhe nga PD. Grumbullim para kryeministrisë
07/11 15:39
Top Channel/ “Ju ka mbaruar koha”, përplasje fizike mes demokratëve dhe protestuesve te Ministria e Arsimit
07/11 15:35
Top Channel/ Tri operacione të komplikuara live në QSUT, mjekët shqiptarë i kryejnë me sukses
07/11 15:25
Top Channel/ Pallati, si pas bombardimit! Dy jetë të humbura dhe 15 familje pa shtëpi
07/11 15:17
Top Channel/ Sekuestrohen 300 tonë mbetje, Prokuroria sekuestron pluhurin e rrezikshëm të Albchrome
07/11 15:16
Top News – Karakaçi vlerëson zgjerimin e bazës së Wizz Air në Aeroportin e Tiranës
07/11 15:14
Top Channel/ Momenti kur shoqërohet protestuesi të Ministria e Arsimit, policia në gatishmëri
07/11 15:03
Top Channel/ “Berisha mos si qeni”, debat mes protestuesve të PD-së dhe atyre te Ministria e Arsimit
07/11 15:02
Top Channel/ Studentët kordon me banderole, refuzon PD t’i afrohet protestës së tyre
07/11 15:00
Top Channel/ Protesta e studentëve përpara Ministrisë së Arsimit, shoqërohet një person nga policia
07/11 14:44
Top News – 60 tonë kokainë në Europë. Çopjat blenë prona dhe hapën biznese në Shqipëri
07/11 14:43
Top Channel/ Protestuesi thërriti “Rama n’burg, Berisha n’burg”, demokratët e përzënë me shpulla
07/11 14:23
Top News – Përkeqësohet shëndeti i Veliajt. Vonesat në diagnozë, kryebashkiaku do të operohet
07/11 14:15
Top Channel/ Deputetët e PD-së në krye të protestës, babai i Stresit pjesëmarrës në tubim protesta
07/11 14:03