Top Channel/ Vishej si polic e grabiste çiftet, kush është 34-vjeçari me ‘Lamborghini’ 160 mijë €
01/10/2025 21:22

Policia e Tiranës ka sekuestruar automjetin “Lamborghini Urus” të 34-vjeçarit, Sahit Shpataj, i njohur si një person me precedent për disa vepra penale, ndër to, vjedhje nëpërmjet përvetësimit të padrejtë të detyrës shtetërore. Por kush është Sahit Shpataj? Një ndër veprat penale për të cilat 34-vjeçari ka rënë në pranga, është regjistruar në vitin 2014, kur ky i fundit u prezantohej çifteve në rrugë si punonjës policie dhe më pas i grabiste nën kërcënimin e armës. Ngjarjet e përsëritura ishin shënuar kryesisht në Kthesën e Kamzës, Tiranë. Sipas policisë Sahit Shpataj ndalonte automjetet që kalonin në vendin e lartpërmendur, duke u hequr si punonjës i Policisë së Qarkullimit Rrugor. Ai u kërkonte drejtuesve të mjeteve dokumentet dhe më pas i kërcënonte me pistoletë, duke u marrë shuma të konsiderueshme parash dhe sende të tjera personale. Edhe në momentin që ai është arrestuar, në atë kohë 23 vjeç, ai mbante veshur uniformën e policisë. Uniformat blu njoftuan se arrestimi i tij është bërë nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan operacionin “Manovra”. Në kuadër të operacionit policor, Shpataj u ndalua në afërsi të Saukut.

Top News – Tjetërsimi tokës në Povelçë. Gjykata e Fierit cakton masat për 5 personat nën hetim
13/11 13:21
Top Channel/ Kapet me drogë në Qerret, 35 vjeçari arrestohet për shitje hashashi
13/11 13:15
Top News – Malazezi kapet në Shkodër / Anëtar i një grupi kriminal, kërkohej për trafik droge
13/11 13:14
Top News-Lista të hapura e proporcional kombëtar / PS gati, por me kusht-Jo më shumë se 101 deputetë
13/11 13:12
Top Channel/ Fundjavë me shi të ngrohtë, temperaturat deri në 23 gradë. Mot i paqëndrueshëm në vend
13/11 12:50
Top Channel/Arti i pullave në Memaliaj, artistja hungareze ekspozitë në mbështetje të Sindromës Down
13/11 12:49
Top Channel/Mbjellja e grurit me kosto të lartë, fermerët në Kukës ankohen për shtrenjtimin e naftës
13/11 12:48
Top Channel/ Ulliri me bollëk, tregu mungon, fermerët në Dushk ankohen për çmimin e ulët
13/11 12:32
Top News – Coca Cola Bottling Shqipëria, qëndrueshmëria 2025/ Industria që sheh drejt vitit 2030
13/11 12:32
Top Channel/ Nga burgu shkon në spital, Arben Voja shfaq probleme shëndetësore në paraburgim
13/11 12:27
Top Channel/ Mercedes mbyll fabrikat në Gjermani? Kosto e lartë prodhimi, pezullon investimet!
13/11 12:25
Top Channel/ Bisedimet e Abu Dhabit, zbardhen kërkesat e Rusisë: JO Finlanda në NATO!
13/11 12:21
Top Channel/ Arrestohet vëllai i Pirro Dhimës: Furnizonte sportistët me doping, përfshirë të birin!
13/11 12:16
Top News – Drejtori i spitalit bëhet për spital. Fier, shqetësime shëndetësore pas arrestimit për…
13/11 12:13
Top Channel/ Operacion global kundër Dark Web, 354 të arrestuar, sekuestrohen 5.8 tonë drogë
13/11 12:12
Top News – Stuhi në Theth. Përrenjtë dalin nga shtrati, përmbyten bujtinat
13/11 12:11
Top News – Moti i keq në Kukës. Disa zona pa energji elektrike, gurë në akset rrugore
13/11 12:08
Top Channel/ Ibrahimaj prezanton skemën e re të strehimit, përplasje me opozitën në komision
13/11 11:48
Top Channel/ Outlook, jashtë funksionit: Email-i i Microsoft nuk hapet, masat nuk funksionuan!
13/11 11:36
Top Channel/ SHBA “afron” Listën Studentore serbe: Presim vazhdimin e Dialogut Strategjik!
13/11 11:31