Reshjet e dendura të shiut dhe prurjet e shumta të ujit kanë shkaktuar problematika në zonën turistike të Thethit, ku ujërat e përrenjve kanë dalë nga shtrati dhe kanë vërshuar drejt disa bizneseve turistike. Situata është përkeqësuar nga moti i keq që vijon të prekë zonën, duke rritur prurjet e ujit në rrjedhat natyrore. Si pasojë e prurjeve të mëdha, uji ka depërtuar në ambientet pranë disa bujtinave dhe bizneseve, duke krijuar vështirësi për aktivitetin e tyre, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të ketë dëme të tjera materiale.