Top News – Jetë jashtëtokësore në hënat e Saturnit / Shkencëtarët zbulojnë përbërës organikë
01/10/2025 15:53

Një oqean i fshehur nën shtresën e akullt të hënës së Saturnit, Enkeladus, përmban molekula komplekse organike, sipas një studimi të publikuar të mërkurën, duke ofruar dëshmi të mëtejshme se në këtë botë të vogël mund të ketë të gjithë përbërësit e nevojshëm për të pasur jetë jashtëtokësore. Me vetëm 500 kilometra gjerësi dhe e padukshme me sy të lirë, hëna Enkeladus është një prej qindra hënave që rrotullohen rreth planetit të gjashtë nga Dielli. Për një kohë të gjatë shkencëtarët besonin se Enkeladusi ishte shumë larg nga Dielli dhe për pasojë shumë e ftohtë për të qenë e banueshme. Më pas, sonda Cassini fluturoi disa herë pranë kësaj hëne gjatë një udhëtimi për në Saturn dhe në unazat e tij në periudhën 2004-2017, duke zbuluar prova se një oqean i madh me ujë të kripur fshihet nën një strese akullnajore, prej disa kilometrash, të hënës. Që atëherë, shkencëtarët kanë analizuar të dhëna të mbledhura nga sonda Cassini, duke zbuluar se oqeani ka shumë nga elementet që mendohet se janë të nevojshme për të mundësuar jetën, përfshirë kripë, metan, dyoksid karboni dhe fosfor. Kur sonda kaloi mbi polin jugor të hënës, zbuloi ujë që shpërthente përmes të çarave në sipërfaqe. Ky ujë nxirrte grimca të vogla akulli, më të vogla se kokrrat e rërës, në hapësirë. Ndërsa disa prej këtyre grimcave të akullit binin sërish në sipërfaqen e hënës, të tjerat grumbulloheshin rreth njërës prej shumë unazave të Saturnit.

Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16
Top Channel/ Koshat e plehrave në flakë, përshkallëzohet protesta para Ministrisë
07/11 16:16
Top Channel/ Protesta kombëtare/ Protesta e të rinjve po mbështet nga partitë e opozitës
07/11 15:40
Top Channel/Sot protesta kombëtare/ U thirr nga të rinjtë dhe nga PD. Grumbullim para kryeministrisë
07/11 15:39
Top Channel/ “Ju ka mbaruar koha”, përplasje fizike mes demokratëve dhe protestuesve te Ministria e Arsimit
07/11 15:35
Top Channel/ Tri operacione të komplikuara live në QSUT, mjekët shqiptarë i kryejnë me sukses
07/11 15:25
Top Channel/ Pallati, si pas bombardimit! Dy jetë të humbura dhe 15 familje pa shtëpi
07/11 15:17
Top Channel/ Sekuestrohen 300 tonë mbetje, Prokuroria sekuestron pluhurin e rrezikshëm të Albchrome
07/11 15:16
Top News – Karakaçi vlerëson zgjerimin e bazës së Wizz Air në Aeroportin e Tiranës
07/11 15:14
Top Channel/ Momenti kur shoqërohet protestuesi të Ministria e Arsimit, policia në gatishmëri
07/11 15:03
Top Channel/ “Berisha mos si qeni”, debat mes protestuesve të PD-së dhe atyre te Ministria e Arsimit
07/11 15:02
Top Channel/ Studentët kordon me banderole, refuzon PD t’i afrohet protestës së tyre
07/11 15:00
Top Channel/ Protesta e studentëve përpara Ministrisë së Arsimit, shoqërohet një person nga policia
07/11 14:44
Top News – 60 tonë kokainë në Europë. Çopjat blenë prona dhe hapën biznese në Shqipëri
07/11 14:43
Top Channel/ Protestuesi thërriti “Rama n’burg, Berisha n’burg”, demokratët e përzënë me shpulla
07/11 14:23
Top News – Përkeqësohet shëndeti i Veliajt. Vonesat në diagnozë, kryebashkiaku do të operohet
07/11 14:15
Top Channel/ Deputetët e PD-së në krye të protestës, babai i Stresit pjesëmarrës në tubim protesta
07/11 14:03
Top Channel/ Sulm kibernetik ndaj bankës franceze/ Hakerat grabisin 100 mln euro
07/11 13:59