Pjesë të kryeqytetit Indian, Delhi, janë vendosur në gjendje alarmi pasi një tufë karkalecash kanë pushtuar zonat periferike të tij. Korrespondentët thonë se është hera e parë që rajoni Gurgaon ka parë një pushtim të tillë. Me dhjetëra mijëra insekte kanë fluturuar mbi ndërtesa e kanë mbushur catitë. India po përballet me episodin më të rëndë të kësaj natyre në dekada të tëra.