Bisedimet Greqi-Turqi dhe roli i Ramës/ Si e pasqyron situatën shtypi grek
12/01/2021 15:31

Shtypi grek sot ka referime të shumta sa i përket një prej lajmeve kryesore ,atë të rinisjes së bisedimeve teknike mes Greqisë dhe Turqisë pas 5 vitesh, duke theksuar edhe rolin që ka luajtur në qasjen e politikanëve dhe diplomatëve të dy vendeve, kryeministri shqiptar. Sipas gazetës “To Vima” që u referohet deklaratave të ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglou vihet në dukje përpjekja e Ramës për një takim në Tirane të dy krerëve të diplomacisë së Greqisë e Turqisë, pas vizitës së tij në fillim në Ankara dhe një takimi disa orësh në Athinë. Iniciativa mbështëse edhe nga opozita që gjithsesi ka kërkuar hollësi për sa i përket përmbajtjes së bisedimeve midis Mitsotakis dhe Rama duke kërkuar edhe shpjegime sa i takon vendit ku propozohet me pas takimi Dhendias – Cavusoglou. “”Cili është pozicioni i qeverisë në lidhje me një takim të tillë dhe pse duhet të zhvillohet në Tiranë në vend që të kryhet për shembull, në Bruksel?” thuhet në deklaratën e partisë opozitare SYRIZA. Edhe gazeta “Ta nea” në të njëjtën gjatësi vale i referohet rolit që kryeministri shqiptar ka ndërmarrë në këtë nismë. Portali “Newspost” flet gjithashtu se ishte këmbëngulja diplomatike e Edi Ramës si hapi i parë për qasjen mes dy vendeve që u pasua dhe nga dy deklaratat e ministrave të Jashëem Dhendias dhe Cavusoglu. Pas gjithë këtyre zhvillimeve një deklaratë e ministrit të Jashtëm grek sqaron se ende nuk është rënë dakord për një takim mes tyre në një periudhë të afërt, por mbetet e hapur mundësia e një takimi me të krijohen kushtet. Gjithashtu në portale të tjera theksohet se burime diplomatike turke, shqiptare dhe bullgare konfirmojnë iniciativën diplomatike të nivelit të lartë që ndërmori kryeministri shqiptar Edi Rama për afrimin e Greqisë dhe Turqisë. Bisedimet teknike mes dy vende kanë filluar në vitin 2002 dhe janë zhvilluar 60 herë. U ndërprenë në vitin 2016 për shkak të tentativës për grusht shteti në Turqi dhe pasoi periudha më e gjatë dhe e tensionuar mes dy fqinjëve. Por Greqia ende këmbëngul që në këto bisedime të shkojë vetëm me temën e përcaktimit të kufijve të saj detare dhe ZEE ,ndërsa siç theksoi përsëri Cavusoglu, Turqia kërkon dialog pa kushte për të gjitha çështjet. Athina ka bërë me dije se në krye të grupit teknik që do të marrë pjesë në takimin e parë të ciklit të 61 të bisedimeve teknike në 25 janar në Stamboll është përsëri Pavlos Apostolidis që përfaqëson Greqinë prej vitit 2010.

Top News – Bomba bërthamore në Ukrainë / Rusia akuzon Francën dhe Britaninë: Duan t’ia japin
24/02 17:20
Top Channel/ Vrasja e “El Mencho” në Meksikë dhe lista e re e trafikantëve më të kërkuar të drogës
24/02 15:44
Top Channel/ Përvjetori i luftës në Ukrainë, Rutte: “Ka nevojë për më shumë ndihma”!
24/02 15:29
Top Channel/ Krimi në SHBA në nivelin më të ulët historik? BBC verifikon Trumpin!
24/02 15:24
Top Channel/ Ekstradime nga Anglia/ Dy shqiptarë pranojnë kthimin për t’u përballur me drejtësinë
24/02 15:21
Top News – Trump ‘po lajthit’ me moshën…Shumica e amerikanëve të shqetësuar, sondazh i Reuters
24/02 15:15
Top News – Evakuohet në një vend të sigurt / Frikë për kryeministrin australian, kërcënim i panjohur
24/02 15:11
Top News – ‘El Menchon’ e ‘tradhëtoi’ e dashura / Takimi romantik çoi në vrasjen e bosit të drogës
24/02 15:06
Top News – Franca ‘bllokon’ krushkun e Trumpit / Ambasadori amerikan nuk ka akses në qeveri
24/02 14:45
Top News – Sulmon Iranin nga baza në Portugali/Avionët ulen e ngrihen, SHBA intensifikon aktivitetin
24/02 14:05
Top News – Brenda bunkerit të Zelenskit / Nga atje ai udhëhoqi përgjigjen ndaj pushtimit rus
24/02 14:00
Top News – Dronët, ‘mbretërit’ e fushës së betejës /‘Lanë pa punë’ tanket në 4 vite luftë në Ukrainë
24/02 13:00
Top News – Ukraina, 4 vite në këmbë / Zelenski: Putin ka dështuar, ne mbrojtëm pavarësinë
24/02 12:59
Top News – Rrëzohet helikopteri i ushtrisë / Bie mbi tregun e frutave, katër viktima në Iran
24/02 12:11
Top Channel/ Lufta në vitin e pestë, Ursula von der Leyen në Kiev: “Ne nuk do të tërhiqemi”!
24/02 12:06
Top Channel/ “Apokalips” bore në SHBA, anullohen mbi 5.700 fluturime: “Varroset” bregu lindor!
24/02 11:52
Top News- Shpërthim në stacionin e trenit në Moskë / Vritet një oficer policie, plagosen dy të tjerë
24/02 11:39
Top Channel/ 43 milionë euro, Polonia refuzon fondet e BE-së për mbrojtjen: “Nuk i duam”!
24/02 11:37
Top News – Nju Jorku ‘varroset’ nën dëborë / ‘Mbyllen’ miliona njerëz në shtëpi, stuhi masive
24/02 11:33
Top Channel/ 10%, hyn në fuqi tarifa globale e Trump-BBC: SHBA ka mbledhur 130 mld dollarë!
24/02 11:29
DIGITALB DIGITALB