Austria do t’i kthejë të gjithë azilkërkuesit kosovarë që kanë emigruar ilegalisht. Ministrja federale e Punëve të Brendshme të Austrisë, Johanna Mikl-Laitner, tha gjatë vizitës në Prishtinë se shteti saj do t’i trajtojë me shpejtësi kërkesat për azil dhe përgjigjet do të kthehen dhjetë ditë pas dorëzimit të aplikacionit.