85-vjetori i Kadaresë/ Aktivitet në qytetin e lindjes
29/01/2021 12:36

Në Gjirokastër përvjetori i 85-të i Ismail Kadaresë u përcoll me një event artistik dhe letrar në banesën Kadare. Banesa gjatë këtij viti pritet të kthehet në një muze interaktiv që do të përcjellë detaje nga jeta, fëmijëria, mendimi dhe vepra e Ismail Kadaresë. Shkrimtarë, bashkëkohës, shokë të fëmijërisë së tij nga qyteti sollën kujtime dhe mbresa si dhe mendime mbi përmasën e veprave të shkrimtarit. Eventi që titullohej “ U bëfsh shekull gjeniu i letërsisë shqipe” pritet të pasohet nga një radhë eventesh që do të kenë në qendër figurën e Ismail Kadaresë pas kërkesës që këshilli bashkiak ka marrë për ta shpallur vitin 2021 vitin “Kadare”. Ky plan do të ketë në qendër muzealizimin e banesës dhe të shtigjeve turistike që çojnë drejt objekteve të veprave të tij për qytetin. Gjirokastra e ka përdorur pak deri tani përmasën e një personaliteti si Kadare ndërsa mjedisi publik ende reflekton shumë pak marrëdhënie me librin dhe leximin. Megjithëse qyteti i lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare dhe një prej qendrave kryesore qytetare në vend Gjirokastra ka sot vetëm një librari të vogël shumë larg itinerarit të vizitorëve tipikë ndërsa librat e Kadresë mund të gjenden vetëm në gjuhën shqipe.

Top Channel / Portreti i veçantë i gruas shqiptare. Abazi përdori 4 mijë metra fije, 13 mijë thumba
01/11 19:59
Top Channel/ “Shtëpia”, premierë në Vlorë/ Komedia rikthen në skenë aktoren Vefi Redhi
01/11 15:14
Top Channel/ “Ditët e Mios” në Korçë/ Artisë nga e gjithë bota e shndërruan qytetin në qendër arti
01/11 12:27
Top Channel/ Gati fondi për artin, për çfarë do përdoren 10% e kursimeve nga tenderët
29/10 20:04
Top Channel/ Publicisti Nano flet për romanin e ri “Odeja e gëzimit”: BE po na e japin si dhuratë
28/10 20:04
Top Channel/ Muzika klasike në Lezhë, Pianoja dhe flauti bëjnë bashkë artdashësit
28/10 12:56
Top Channel/Korça kryeqytet i filmit të shkurtër, mbi 100 filma nga e gjithë bota, sjell risitë e AI
27/10 13:47
Top Channel/ Librat që thyen izolimin/ Ekspozita që zbulon një histori të harruar në Shqipëri
25/10 15:29
Top Channel/ Festa e 155-vjetorit të Fishtës në Lezhë, 83 vepra në garë për çmimet letrare
23/10 19:57
Top Channel/ Ligji për të drejtat e autorit, përfaqësues ligjorë për platformat e huaja në Shqipëri
22/10 20:18
Top Channel/Dritëroi, shtëpi-muze në Devoll. Në 95-vjetorin e lindjes, Menkulasi nderon shkrimtarin
13/10 20:08
Top Channel /“Mrekullitë e Arbërisë” në skenë. Vallja e Osman Takës dhe instrumenteve tradicionale
13/10 20:04
Top Channel/ Drafti i rishikuar: 70% e buxhetit për filmin, detyrime për kinematë private
12/10 15:30
Top Channel/ Lasgushi e Kuteli, rrezikohen banesat/ Auron Tare: Rrezikohet trashëgimia kulturore
11/10 12:27
Top Channel/ Açka sjell trilogjinë “1914”. Pas 15 vitesh punë, shkrimtarja rrëfen ngjarjet
10/10 20:44
Top Channel/Trilogjia “1914”! Pas 15 vitesh punë, Açka rrëfen ngjarjet që tronditën shtetin shqiptar
10/10 15:33
Top Channel/ “Akullthyesit” sërish në skenë, pas 25 vitesh, grupi i rrokut rikthehet në Elbasan
10/10 12:30
Top Channel/ Zëra të rinj për isopolifoninë, Roland Çenko zbulon talente në shkolla
10/10 12:28
Top Channel/ “Mbaje frymën” vjen në shqip, romani prezantohet në Festivalin Letrar për të Rinj
10/10 12:28
Top Channel/ Hiqet portreti i Zervës/ Ishte ekspozuar në Dropull. Reagon ashpër shoqata e Çamërisë
09/10 15:32