E mërkurë, 26 Gusht 2026
07:05
Moti “surprizon” këtë të mërkurë, reshje shiu në territor dhe temperatura të larta

Vendi ynë do të ndikohet gjatë ditës së mërkurë nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), moti do të karakterizohet nga alternime vranësirash në orët e mëngjesit dhe kthjellime pas mesditës.

01:30
Nga ferri në parajsë, Al-Nassr mbetet me 10 vetë, por përmbys gjithçka dhe ngjitet në krye

Një sfidë e destinuar për të shkuar keq është kthyer në një nga fitoret më spektakolare të sezonit për Al-Nassr. Skuadra e Cristiano Ronaldos ka arritur të mposhtë Al-Ettifaq me rezultatin dramatik 3-2, pavarësisht se luajti për gati të gjithë takimin në inferioritet numerik.

E martë, 25 Gusht 2026
23:46
Më në fund Carlos Alcaraz, kthehet në fushë pas 133 ditësh, dhuron spektakël me Serena Williams

Pas 133 ditësh, Carlos Alcaraz u kthye në fushën e lojës. Tenisti spanjoll, që prej kohësh nuk merrte pjesë në turne për shkak të një dëmtimi në kyçin e dorës, zhvilloi ndeshjen e raundit të parë të US Open në lojën dyshe të përzier ku formoi skuadër as më shumë e as më pak, por me Serena Williams, edhe kjo e rikthyer pas tërheqjes nga kompeticionet.

23:36
Çmenduri në Linz, LASK-u përmbys Celtic-un në minutën e 109-të dhe shkruan historinë

Ndeshja e fundit e kësaj të marte të ndeshjeve play-off të UEFA Champions League, u realizua një nga përmbysjet më dramatike të sezonit, ku LASK mposhti Celtic me shifrat me shkatërruese 5-1 pas kohës shtesë, duke siguruar kualifikimin tutje me rezultat të përgjithshëm 5-4.

23:30
‘Qetësohu pak, me ty nuk mund të flitet’/ Tensione mes arbitrit Marinelli dhe Lautaro Martinez, çfarë ndodhi në sfidën e së shtunës

Sfida e së shtunës mes Interit dhe Monzës që u mbyll me fitoren e zikaltërve 4-1 pati një moment tensioni mes Lautaro Martinez dhe arbitrit Livio Marinelli.

23:18
Dramë dhe përmbysje në Play-Off, Sabah e Bodø/Glimt kualifikohen, eliminohet Celtic

Mbrëmja e play-off-it të UEFA Champions League ka dhuruar emocione të forta, përmbysje rezultatesh dhe përballje që po vendosen në detajet më minimale.

22:55
Video/ Tragjedi në aeroportin e Montrealit, u përplas nga avioni gjatë operacioneve në pistë, humb jetën punëtori

Një aksident tragjik ndodhi në Aeroportin Ndërkombëtar Montreal-Trudeau në Kanada, ku një punonjës i kompanisë së shërbimeve tokësore humbi jetën gjatë operacioneve në pistë, pak para nisjes së një avioni të kompanisë franceze French Bee me destinacion Parisin.

22:35
“U kry zemër, mos ta nin”/ I premtoi 2 mijë euro për publikimin e materialeve në emisionin ‘Pa Rrotlla”, prokuroria zbardh bisedën mes Shehollit dhe gazetarit Milaim Zeka

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh dhe shantazh.

22:31
Shkaktoi aksident me Lamborghini-n e tij që kushton 270 mijë stërlina, Sterling rrezikon 2 vite burg

Raheem Sterling përfundon në telashe të rënda me drejtësinë angleze.

22:28
Drejtori i CIA-s zbarkon papritur në Moskë/ Mediat e huaja: John Ratcliffe mund të jetë takuar me Putinin, në fokus Ukraina dhe NATO

Spekulime të shumta rreth qëllimit të vizitës së drejtorit të CIA-s, John Ratcliffe, në Moskë.

22:23
“E tërhoqi me zinxhir rreth qafës”/ Ish-kampioni serb i boksit arrestohet në Zagreb

Një ish-kampion i shumëfishtë boksi në Serbi, i identifikuar nga mediat si Dositej Todorovski, është lënë në paraburgim në Zagreb pas akuzave për përdhunim të ish-partneres, dhunë në familje dhe zhvatje parash.

22:11
Manchester City përgatit super ofertën prej 135 milionë eurosh për Enzo Fernández

Manchester City është gati të tronditë merkatën e verës me një super ofertë zyrtare drejtuar Chelsea-t për mesfushorin argjentinas, Enzo Fernández.

22:07
‘Jam në formë të shkëlqyer’/ Leipzig përqafon sërish Nkunku pas 3 vitesh ‘emigrim’

Pas 3 sezonesh, Leipzig ka sërish në radhët e tij Christopher Nkunku. Sulmuesi francez që nuk u përfshi në projektin e Ruben Amorim është kthyer zyrtarisht të klubi gjerman.

21:58
Ministria e Drejtësisë kërkoi ekstradimin, gjykata në Francë lë në paraburgim Ermal Beqirajn: Mund të shkoja dhe në Dubai, por…

Biznesmeni shqiptar Ermal Beqiraj do të vijojë të qëndrojë në paraburgim në Francë, pasi gjykata ka rrëzuar kërkesën e tij për lirim.

21:57
Bruno Fernandes mposht yjet e Arsenalit e City-t dhe merr çmimin PFA

Kapiteni i Manchester United, Bruno Fernandes, është kurorëzuar zyrtarisht si lojtari më i mirë i vitit në Premier League nga Shoqata e Futbollistëve Profesionistë (PFA) për edicionin 2026.

21:52
‘Vij te universiteti i futbollit’/ Xavi Hernandez bën prezantimin zyrtar si trajner i Holandës

Xavi Hernandez bëri këtë të martë prezantimin e tij zyrtar si trajner i kombëtares holandeze të futbollit. Ish trajneri i Barcelonës ka nënshkruar me Federatën Holandeze të Futbollit një kontratë deri në vitin 2030. Tekniku 46 vjeçar mposhti konkurrencën e Reiziger për të marrë këtë detyrë, ndërkohë që më parë Guardiola dhe Slot e kishin refuzuar këtë mundësi.

21:45
Historike/ Surpriza në Champions League, klubi i themeluar vetëm 9 vite më parë kualifikohet për herë të parë në fazën e ligës

Sabah Baku ka siguruar një vend historik në fazën kryesore të Champions League, duke përmbysur në mënyrë dramatike Hapoel Beer-Sheva në ndeshjen e kthimit të play-off-it.

21:27
“Kosova do të duket si Kandahar, Serbia do t’i ketë duart e lira”/ Dokumenti “Top Secret’ i shërbimit sekret serb në telefonin e Shehollit, zbulohet plani për xhamitë

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh dhe shantazh.

21:21
U nda nga jeta në moshën 80-vjeçare, Trump shpall 7 ditë zie për Dolly Parton: Pusho në paqe, bota të do

Legjenda e muzikës country, Dolly Parton, ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare, duke lënë pas një karrierë gjashtëdekadëshe dhe një trashëgimi të jashtëzakonshme në muzikë dhe filantropi.

21:10
‘Max vs.100’/ Sfida më e re e pilotit të Formula 1 në pistën e Silverstone

Max Verstappen lë pas krahëve zhgënjimin e garës së Holandës dhe është gati të kthejë faqe përmes gjetjes më të fundit: ‘Max vs. 100’. Piloti 4 herë kampion i botës në Formula 1 po përgatitet për garën më të madhe në botë ku ai, në një kompeticion me makinat kart që do të mbahet në pistën e Silverstone, do të sfidojë 100 pilotë duke u nisur nga vendi i fundit.

21:02
Trump ashpërson politikat e emigracionit, SHBA gati t’ua anulojë vizat deri në 200 mijë azilkërkuesve

Qeveria amerikane po përgatitet të revokojë vizat e biznesit dhe turistike të një numri të madh të huajsh që kanë aplikuar për azil në Shtetet e Bashkuara, në kuadër të politikës së ashpër të administratës së Presidentit Donald Trump ndaj emigracionit.

20:51
Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, vetëm gjashtë vatra aktive, 126 forca operacionale të angazhuara në terren

Ministria e Mbrojtjes informon se deri në orën 20:00 të datës 25 gusht 2026, në rang vendi janë raportuar 24 vatra zjarri, nga të cilat 6 mbeten aktive, ndërsa 5 vatra janë nën mbikëqyrje.

20:50
Zjarr në malin e Shashicës në Vlorë/ Flakët favorizohen nga era e fortë, zjarrfikësit nisen drejt terrenit të vështirë

Një vatër zjarri është konstatuar mbrëmjen e sotme në malin e Shashicës, mbi fshatin Kaninë.

20:26
Bota e muzikës në zi, ndahet nga jeta artistja e njohur e këngës ikonë “Jolene”

Dolly Parton, një prej figurave më të mëdha të muzikës country dhe një ikonë e kulturës amerikane, është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare.

20:21
Pengoi arbitrin të hynte në dhomën e zhveshjes, skualifikohet Drejtori Sportiv i Genoas

Protestat në përfundim të ndeshjes mes Genoas dhe Napolit i kushtyan Drejtorit Sportiv të klubit kuqeblu, Diego Lopez që u skualifikua deri në 8 shtator.

20:18
Ra nga 50 metra lartësi, shpëtohet nga zjarrfikësit 48-vjeçari në Mallakastër

48-vjeçari Fluturim Salobehaj nga fshati Selitë i Mallakastrës ka rënë nga një lartësi prej rreth 50 metrash, teksa dyshohet se po tentonte të riparonte një tubacion uji pranë fshatit.

20:08
Dita e 87-të e tubimit në Tiranë, protestuesit fjalime para Kryeministrisë: Vijojmë rezistencën, nuk na përfaqësoni

Thirrjet për largimin e klasës politike shoqëruan edhe protestën e 87 në Tiranë.

20:07
Foto/ Konfirmohet e ardhmja e Anis Mehmetit, fantazisti i Kombëtares lihet jashtë edhe nga ndeshja e Kupës

Ipswich ka dhënë përgjigjen përfundimtare lidhur me të ardhmen e Anis Mehmetit, duke konfirmuar se do të largohet këtë merkato.

20:06
“Dua të takohemi për një kafe, nuk do të vritemi”/ I ekzekutoi të motrën nga xhelozia, çfarë i tha Allmuça vëllait të Lulietës pak para krimit

Prova të reja dhe dëshmi tronditëse hedhin dritë mbi ditët e fundit para vrasjes së një 45-vjeçareje në Lulieta Obzova në Athinë, duke zbardhur lëvizjet e autorit 50-vjeçar Altin Allmuça dhe kërcënimet e vazhdueshme ndaj viktimës dhe fjalët që ai i tha vajzës së tij pak para se të shkonte në banesën e gruas.

20:01
Këngët me “AI” jashtë listës, australia vendos rregulla të reja: Muzika me inteligjencë artificiale jo më në listat zyrtare kombëtare

Inteligjenca Artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë në industrinë muzikore, nga krijimi i melodive dhe zërave te prodhimi dhe përpunimi i këngëve.

19:50
Nuk është Leao i përzgjedhuri, Aston Villa hedh sytë nga Chelsea për të përforcuar sulmin

Aston Villa është në kërkim të një sulmuesi për të forcuar repartin e avancuar të saj. Në orët e fundit u fol për një interesim në drejtim të Rafael Leaos të Milanit, por në median britanike në fakt po lakohet një tjetër emër.

19:47
Pasaportat për diasporën, dokumentet po merren jashtë Shqipërisë, rriten kërkesat e të huajve për lejqëndrim

Vera gjithmonë shoqërohet me një shtim të lëvizjes së qytetarëve të cilët kthehen në atdhe për pushime apo largohen nga vendi për të pushuar jashtë atdheut, kjo sjell rrjedhimisht një shtim të fluksit në zyrat e Identitek për t’u pajisur me dokumente identifikimi.

19:45
Dy milionë turistë në korrik, në shtatë muajt e parë hynë mbi 7 milionë shtetas në Shqipëri, 6.5% më shumë se vjet

Korriku është muaji kur Shqipëria hyn në pikun e sezonit veror dhe shifrat tregojnë se këtë vit fluksi i turistëve të huaj është rikthyer në ritëm më të fortë.

19:44
Nga dietat te shpenzimet për karburantin/ Mbi 700 mijë euro për deputetët në korrik, u rimbursuan për qiratë edhe ata që deklaruan miliona euro

Kostoja për deputetët e Kuvendit gjatë muajit korrik rezulton të jetë mbi 707 mijë euro ose rreth 65 milionë lekë.

19:27
Lëvizje e papritur në Angli, Chelsea shet për 50 milionë euro sulmuesin që shënoi vetëm një gol në Premier League

Liam Delap është shumë pranë transferimit te Nottingham Forest, pasi klubi anglez ka arritur marrëveshje në parim me Chelsea-n për transferimin e sulmuesit.

19:22
EFC arrin shifrën rekord prej 850 klubesh, emri i njohur spanjoll i bashkohet organizatës ku bën pjesë edhe Kastrioti

Real Racing Club Santander është bërë pjesë e Klubeve Evropiane të Futbollit (EFC), organizata pasuese e ECA-s, duke e çuar në 850 numrin e klubeve anëtare.

19:15
“Hormuzi është çminuar plotësisht”, Trump paralajmëron Iranin: Çdo anije që vendos mina do të shkatërrohet menjëherë

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të martën se të gjitha minat janë hequr ose neutralizuar nga ujërat ndërkombëtare të Ngushticës së Hormuzit, ndërsa paralajmëroi Iranin se çdo përpjekje për vendosjen e minave të reja do të përballet me një përgjigje të menjëhershme ushtarake.

19:00
“Të dua shumë, por më ke lënduar”/ Vrau partneren dhe më pas veten, dëshmia tronditëse e vajzës së Allmuçës: Më tha se ishte hera e fundit që po e shihja, pastaj…

Prova të reja dhe dëshmi tronditëse hedhin dritë mbi ditët e fundit para vrasjes së një 45-vjeçareje në Lulieta Obzova në Athinë, duke zbardhur lëvizjet e autorit 50-vjeçar Altin Allmuça dhe kërcënimet e vazhdueshme ndaj viktimës dhe fjalët që ai i tha vajzës së tij pak para se të shkonte në banesën e gruas.

18:44
“Panik” te Dinamo para ndeshjes me Pafos, qipriotët huazojnë mbrojtësin që fitoi Champions-in me PSG

Dinamo është gati për sfidën vendimtare ndaj Pafosit në transfertë, në ndeshjen e kthimit të play-off-it të Ligës së Konferencës.

18:29
Dosja e Shehollit/ Zbardhet dokumenti “Leptiri”: Si shërbimi sekret serb planifikoi komprometimi dhe rekrutimin e Albin Kurtit gjatë kohës që ishte i burgosur në Serbi

Fatmir Shehollit i është gjetur edhe një dokument tjetër i nënshkruar nga një zyrtar i lartë i Sigurimit Shtetëror Serb.

18:28
Video/ Pamje të rënda nga Brazili! Gruaja gjendet e lidhur me zinxhir në krevat, mbahej peng nga ish-bashkëshorti

Një grua që rezultonte e zhdukur prej pesë ditësh raportohet se është shpëtuar në Águas Lindas de Goiás, Brazil, pasi dyshohet se u gjet e lidhur me zinxhir dhe me gojën të zënë.

18:11
Mbrëmje të zjarrta në Europë, 90 minutat që vendosin grupet e Champions dhe super-sfida e së mërkurës në Top Channel

Ethet e kompeticionit më elitar në planet arrijnë kulmin mbrëmjen e sotme dhe të nesërme me ndeshjet e kthimit të fazës “Play-off”, ku do të përcaktohen skuadrat e fundit që do të kualifikohen në fazën e grupeve.

17:55
Arrihet marrëveshja/ Kristjan Asllani një hap larg transferimit në Lindjen e Mesme, zbulohet shuma që do përfitojë Interi

Al Jazira ka arritur një marrëveshje verbale me Interin për transferimin e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani.

17:51
Kanadaja vendos tarifa të reja ndaj mallrave amerikane, ja si mund ta dëmtojë SHBA-në përshkallëzimi i luftës tregtare

Kanadaja pritet të vendosë më 8 shtator tarifa të reja ndaj më shumë se 700 produkteve amerikane, me norma që variojnë nga 15% deri në 50%, njoftuan të martën zyrtarët kanadezë.

17:36
Leao i “ngec në derë” Milanit, sulmuesi portugez refuzon transferimin te klubi anglez, preferon Turqinë

Aston Villa e kishte vënë në shënjestër Rafael Leaon, por largimi i sulmuesit portugez nga Milani po rezulton gjithnjë e më i komplikuar.

17:34
“Nuk ka biznes me ta”/ Trump provokon sërish Kanadanë, Presidenti i SHBA-së propozon ndryshimin e emrit të Liqenit të Ontarios: Do quhet…

Presidenti amerikan Donald Trump ka sugjeruar se Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë ndryshimin e emrit të Liqenit Ontario në “Liqeni i Amerikës”, në një tjetër përshkallëzim të përplasjes tregtare me Kanadanë dhe provincën Ontario.

17:26
“Dikush duhet të na ndihmojë”/ Brukseli tronditet nga të shtënat për të tretën ditë radhazi, autorët qëllojnë me kallashnikov pranë stacionit të trenit

Një person i armatosur hapi zjarr me një armë automatike të hënën në mbrëmje pranë stacionit të trenit Bruxelles-Midi, duke shkaktuar alarm te autoritetet belge, në një kohë kur kryeqyteti po përballet me një valë të vazhdueshme dhune të armatosur, të lidhur me trafikun e drogës.

17:13
Nuk u grumbullua në ndeshjen e parë të Premier League, fantazisti i Kombëtares shqiptare merr dy oferta të tjera nga Anglia

Edhe pse luajti një rol të rëndësishëm në rikthimin e Ipswich në Premier League, duket se klubi anglez e ka nxjerrë jashtë planeve të veta Anis Mehmetin.

17:05
“GIZ-i Gjerman kishte ndarë 2 mijë euro”/ Dosja e Fatmir Shehollit, prokuroria zbardh deklaratën e Milaim Zekës: Më ka dhënë vetëm gjysmat e parave

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh dhe shantazh.

16:30
Ukraina sulmon me dronë termocentralin bërthamor të Zaporizhias, plagosen dy punëtorë

Dy punëtorë në termocentralin bërthamor të Zaporizhias, i cili ndodhet nën kontrollin rus, janë plagosur gjatë një sulmi me dron ukrainas. 

16:05
“Spiunazh dhe ndërhyrje në zgjedhje”/ Prokuroria zbardh dosjen e Fatmir Shehollit: Ka dëmtuar seriozisht interesat shtetërore

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh dhe shantazh. Sheholli, i arrestuar në tetor të vitit të kaluar, ngarkohet me veprën penale të spiunazhit pasi, nga një datë e pacaktuar e deri në ditën e arrestimit të tij, “me dashje direkte, në cilësinë e personit të rekrutuar nga Shërbimi Informativ i Serbisë – (i njohur si “BIA”), e ka ndihmuar veprimtarinë e këtij shërbimi”.

16:04
Tërmet në Qarkun e Fierit/ Lëkundjet ndihen në Lushnje dhe Elbasan, ja sa ishte magnituda

Lëkundje sizmike janë ndier pak minuta më parë në qytetin e Elbasanit dhe të Lushnjes, rreth orës 15:37.

15:47
Spiunazh dhe shantazh, merret i pandehur analisti Fatmir Sheholli. Dyshohet se ka bashkëpunuar me Agjencinë e Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë

Analisti Fatmir Sheholli është marrë i pandehur nga Prokuroria Speciale e Kosovës, për veprat penale të spiunazhit dhe shantazhit.

15:38
“Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane”, ministri Ferit Hoxha nga Pogradeci: Vijojmë me reformimin

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka renditur prioritetet e diplomacisë shqiptare për periudhën në vijim, duke vënë në fokus procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe reformimin e Shërbimit të Jashtëm.

15:31
Mbyllet pelegrinazhi në Tomorr/ Rreth 700 mijë pelegrinë në Malin e Shenjtë, Teqeja akuzon pushtetin vendor

Rreth 700 mijë pelegrinë nga e gjithë Shqipëria, Diaspora e bota u bënë bashkë në pelegrinazhin e Malit të Shenjtë të Tomorit që përmbyllet mbrëmjen e sotme.

15:30
Ndryshon rrjedha e merkatos për Asllanin, mesfushori shqiptar pranon transferimin në Lindjen e Mesme

Kristjan Asllani ka hapur derën për një transferim te Al Jazira, pas kontaktit të drejtpërdrejtë të klubit me mesfushorin shqiptar.

15:24
Chelsea dhe Enzo Fernandez, ‘rasti Julian Alvarez’ i Premier League

Chelsea mbrëmjen e së hënës mposhti Fulham ku spikatën Cole Palmer dhe Joao Pedro dhe Xabi Alonso debutoi me fitore në sezonin e ri. Por imazhin e ndeshjes e la Enzo Ferndandez; kur të gjithë futbollistët e Bluve po falënderonin tifozët për mbështetjen e tyre në Craven Cottage, argjentinasi duartrokiti lehtë dhe u largua për në dhomën e zhveshjes. Gjatë rrugës i dha fanellën një fëmije, por mesazhi ishte i qartë, diçka është thyer në raportet mes Enzo Fernandez dhe Chelsea.

15:19
“U shtriva mes plumbave”/ I shpëtoi atentatit me dhjetëra të shtëna në Dukagjin, Lazër Bashi rrëfen tmerrin: Eca 2 kilometra i plagosur

Një skenë që ngjan me një film ka qenë ajo e mbijetesës së Lazër Bashit, i cili mbeti i plagosur në pritën e armatosur në Dukagjin, ku u vranë babë e bir, Prelë dhe Lekë Gjoni.

15:14
Video/ Zjarr në një banesë në Elbasan, flakët rrezikuan banesat përreth

Përfshihet nga flakët një banesë në lagjen “Aqif Qafa” në Elbasan.

15:09
U diagnostikua me Ethet e Nilit në Korçë/ ISHP: I moshuari u infektua nga mushkonjat në vend. Nis dezinsektimi i zonës

Virusi i Nilit Perëndimor nuk transmetohet nga njeriu te njeriu dhe jo të gjitha mushkonjat e transmetojnë sëmundjen. Instituti i Shëndetit Publik bën me dije se deri më tani në Shqipëri është diagnostikuar vetëm një rast me ethet e Nilit.

15:04
Brazili hiqet nga lista e Bashkimi Europian, ndalohet importi i mishit të gjedhit dhe shpendëve

Ndalimi i mishit të gjedhit dhe shpendëve nga Brazili është bërë i ditur nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, pas ndryshimeve në rregullat e Bashkimit Evropian për importet e produkteve me origjinë shtazore.

15:02
Euro blihet poshtë 90 lekëve/ Kursi prek minimumin historik, eksportuesit paralajmërojnë humbje të mëdha

Dobësimi i monedhës evropiane në tregun shqiptar, në kulmin e sezonit veror, ka prekur minimume të reja. Ndonëse Banka e Shqipërisë, në kursin zyrtar të këmbimit, regjistron një vlerë tregtare prej 92.44 lekësh, në pikat e këmbimit valutor, bankat e nivelit të dytë apo biznese të ndryshme, euro po blihet prej tyre poshtë vlerës së 90 lekëve.

15:00
Grabiti bankën me ndihmën e ChatGPT, por u tradhtua nga telefoni/ 23-vjeçari dënohet me mbi 10 vite burg

Në epokën e teknologjisë së avancuar, edhe mënyrat e kryerjes së krimeve po ndryshojnë.

14:57
Top-sekretet ruse në duart e Britanisë, marrëveshja historike me Ukrainën

Dosja voluminoze e të dhënave mjaft sekrete të grumbulluara nga Ukraina për ushtrinë ruse, që do t’i kalojë Britanisë në bazë të marrëveshjes së nënshkruar dje në Kiev mes Zelenskyt dhe Andy Burnham, konsiderohet një “minierë floriri”.

14:52
BE ndryshon rregullat e zgjerimit, Marta Kos: Rrugë e re drejt bllokut europian

Bashkimi Europian po përgatitet për një reformë të thellë të procesit të zgjerimit, që synon integrimin gradual të vendeve kandidate, forcimin e kontrolleve mbi demokracinë dhe sundimin e ligjit, si dhe ndryshimin e mënyrës së vendimmarrjes brenda vetë unionit.

14:42
“Blindohet” katërkëndëshi/ Livakovic mbërrin në Barcelonë, gati të bëhet portieri i ri i katalanasve

Dominik Livakovic, portieri 31-vjeçar i Fenerbahçes dhe i kombëtares së Kroacisë, pritet të mbërrijë këtë pasdite në Barcelonë, për të finalizuar transferimin te Barcelona.

14:35
Trump për Iranin: Kriza humanitare me përmasa epike duhet të marrë fund tani

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar sërish për situatën në Iran, duke e cilësuar atë një “krizë humanitare me përmasa epike” dhe duke kërkuar që ajo të marrë fund menjëherë.

14:33
PSG dhe e ardhmja e Barcola, pritet një tentativë e fundit nga Liverpool

Paris Saint Germaini nuk e ka mbyllur ende merkaton e transferimeve të saj si në blerje ashtu edhe në shitje dhe pret të bëjë lëvizje të tjera deri në ditën e fundit. Rasti më mediatik te parizienët është ai i Bradley Barcola, e ardhmja e të cilit te kampionët e Francës dhe Evropës është një mister duke qenë se ai ka refuzuar të rinovojë kontratën me transalpinët dhe ka arritur një marrëveshje me Liverpool.

14:26
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive, ndërhyrje me helikopter në Dajt

Ministria e Mbrojtjes informon se deri në orën 14:00, janë raportuar 11 vatra zjarri, nga të cilat 5 mbeten aktive, 5 janë nën mbikëqyrje dhe 1 është shuar.

14:17
Ricky Martin rikthehet në kinema, bëhet pjesë e filmit të ri të Gael García Bernal

Ricky Martin rikthehet në kinematografi pas më shumë se dy dekadash.

14:17
Shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi, dy të arrestuar. Sekuestrohet droga dhe një automjet

Dy persona janë arrestuar në Dhërmi, pasi u kapën duke shitur doza kokaine dhe kanabisi pranë një ‘beach bar-i’.

14:17
“Nuk i përjashtoj primaret”/ Kreu i PD komenton garën për Tiranën, Berisha: Alimehmeti figurë e shquar, në PS po i nxjerrin sytë njëri-tjetrit për bashkinë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar garën e pritshme për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet vendore të vitit 2027, duke konfirmuar se primaret mbeten në fuqi. Berisha tha se vendimet për kandidaturat do të merren në javët e ardhshme, ndërsa nuk përjashtoi asnjë skenar për garën në kryeqytet.

14:08
Për 100 milionë euro, Tottenham zyrtarizon transferimin e Savinho nga Manchester City

Në futbollin anglez shpenzimet në merkaton e transferimeve vijojnë të rrjedhin lumë dhe madje me shifra impresionuese.

13:57
Takimet në Pogradec/ Rama: Fiksimi jonë duhet të jetë shqetësimi i çdo qytetari. Zbardhen qëndrimet e ministrave dhe drejtuesve të qarqeve

Kryeministri Edi Rama mblodhi për dy ditë në Pogradec ministrat, drejtuesit e komisioneve dhe drejtuesit politikë të Partisë Socialiste, ku në fokus ishte hartimi i strategjisë për vijimin e punës së qeverisë dhe vitin e ri politik.

13:57
Ndahet nga jeta rapsodi i njohur Rustem Çela, zëri i këngës së Hasit dhe Kukësit

Është ndarë nga jeta Rustem Çela, një prej zërave të njohur të rapsodisë shqiptare dhe të traditës folklorike të trevës së Hasit dhe Kukësit.

13:53
Shkeli perimetrin e sigurisë duke rrezikuar jetën e pushuesve, ndëshkohet me gjobë prej 500 mijë lekësh drejtuesi i Jet Ski në Ksamil

Një drejtues Jet Ski është gjobitur me 500 mijë lekë të rinj dhe i është bllokuar mjeti lundrues, pasi ka shkelur perimetrin e sigurisë në plazhin e Ksamilit.

13:46
Fanella ikonike e Michael Jordan del në ankand, mund të thyejë rekordin botëror

Një nga fanellat më ikonike të veshura nga Michael Jordan gjatë karrierës së tij do të dalë në ankand dhe mund të vendosë një rekord të ri për fanellën më të shtrenjtë të basketbollit të shitur ndonjëherë.

13:38
Shtyu punonjësen dhe mori paratë nga kasa, kapet grabitësi i marketit në Durrës

Kapet dhe vihet në pranga 26-vjeçari që vodhi dje, një shumë parash në kasën e një marketi në Durrës.

13:36
“Apokalipsi” i Rusisë del në det, nëndetësja Khabarovsk nis testet me silurët bërthamorë Poseidon

Nëndetësja ruse “Khabarovsk”, e cilësuar si “nëndetësja e Apokalipsit” për shkak të aftësisë së saj për të mbajtur torpedot bërthamore Poseidon, ka dalë për herë të parë në det për testim, në një tjetër demonstrim të fuqisë ushtarake të Moskës ndaj Perëndimit.

13:36
Opozita bllokon sërish hyrjen e Qeverisë në Kosovë: Kurti po uzurpon institucionet

PDK dhe Aleanca kërkojnë vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit, duke akuzuar Albin Kurtin dhe qeverinë për shkelje të Kushtetutës. Afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit ka përfunduar më 7 gusht.

13:27
Goditi me qytën e pistoletës një person, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë. Procedohet i lënduari për moskallëzim krimi

Tiranë/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë neutralizoi një konflikt të ndodhur mbrëmë, në Laprakë, ndërmjet 2 shtetasve, njëri prej të cilëve ishte i armatosur. Goditi me qytën e pistoletës që mbante pa leje, një 47-vjeçar, për motive të dobëta, arrestohet në flagrancë 37-vjeçari. Vihet në hetim 47-vjeçari, për moskallëzim të këtij krimi. Sekuestrohet arma e zjarri […]

13:21
Kultivonin kanabis pranë shtëpisë, arrestohen babë e bir në Fushë-Arrëz

Policia ka goditur një tjetër rast të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike në Fushë-Arrëz, në kuadër të operacionit “Territor i Pastër”. Dy persona, babë e bir, janë vënë në pranga pasi dyshohet se kishin kultivuar 172 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa pranë banesës së tyre në fshatin Berishë.

13:20
“Qytetarët nuk duhet të votojnë një njoftim”, Braçe reagon pas mbledhjeve të Ramës në Pogradec: Kandidatin e Tiranës ta zgjedhin socialistët me votë

Pas mbledhjeve të kryeministrit Rama në Pogradec me drejtuesit e partisë dhe ministrat, deputeti i socialist, Erion Braçe, ka dalë me një deklaratë në rrjetet sociale, ku përsërit dëshirën për të kandiduar për kryetar bashkie dhe propozon që përzgjedhja të bëhet përmes votës së anëtarëve socialistë.

13:13
Njëri kundërshtoi me dhunë policët gjatë kontrollit, tjetri theu masën “arrest në shtëpi”, 2 në pranga në Dibër

Vihen në pranga 2 shtetas për kundërshtim të punonjësit të Policisë me dhunë dhe për thyerje të masës së sigurisë “arrest në shtëpi”.

13:03
Titullari i sezonit të shkuar mes dëshirave të Manchester United, Barcelona i vendos çmimin mbrojtësit

Mbrojtësi i Barcelonës është kthyer në një objektiv të mundshëm të Manchester United në ditët e fundit të merkatos. Në Angli flitet për një ofertë që mund të shkojë deri në 40 milionë euro, ndërsa ende nuk ka marrëveshje dhe mbetet e paqartë nëse vetë Balde dëshiron të largohet nga Barça.

13:02
Juventus, revolucion në portë, largohen Di Gregorio e Perin, vjen Grabara

Michele Di Gregorio largohet nga Juventus. Pas dy sezonesh, ish portieri i Monza largohet zyrtarisht nga Torino për t’u transferuar në Premier League te skuadra e Bournemouth.

13:02
Dobët në Internet, fort në terren…

Nga Eduard Zaloshnja

13:00
Nxehen oqeanet/ Temperatura mesatare arrin 21,1 gradë, niveli më i lartë i regjistruar

Oqeanet e botës kanë shënuar temperaturën mesatare më të lartë që nga fillimi i matjeve në vitin 1979.

12:57
Irani kërcënon Barron Trump, CNN: Shërbimi Sekret heton videon iraniane kundër djalit të vogël të Presidentit amerikan

Shërbimi sekret amerikan është në dijeni të një videoje të transmetuar nga televizioni shtetëror iranian, e cila duket se kërcënon jetën e djalit më të vogël të presidentit Donald Trump, Barronit.

12:56
Gjendet drogë e fshehur në ushqime në paraburgimin e 313, dyshohet për hashash dhe kokainë

Një sasi e dyshuar lënde narkotike është sekuestruar në paraburgimin 313 në Tiranë, gjatë një kontrolli të zhvilluar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale.

12:45
“Nuk pyesim për sanksione”, Irani sfidon Presidentin Trump. Hegseth kërcënon me sulme ushtarake

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, tha se Shtetet e Bashkuara nuk e përjashtojnë përdorimin e forcës ushtarake kundër Iranit.

12:36
Çështja e Ngushticës së Hormuzit, mediat saudite raportojnë se SHBA ka ofruar heqjen e bllokadës dhe sanksioneve në këmbim të hapjes së rrugës detare

Shtetet e Bashkuara thuhet se kanë propozuar përfundimin e bllokadës detare të porteve iraniane dhe heqjen e sanksioneve ndaj Teheranit në këmbim të hapjes së Ngushticës së Hormuzit dhe ndërprerjes së sulmeve nga grupet e mbështetura nga Irani, sipas një burimi të cituar nga Al Arabiya.

12:14
China Open 2026, Pekini bëhet gati për spektaklin e madh/ Sinner, Djokovic, Zverev dhe yjet e tenisit zbarkojnë në Kinë

Pekini po përgatitet të presë një prej eventeve më të mëdha të tenisit të vjeshtës.

12:13
Vjedhja e 2.5 mln lekëve në Sharrë, pranga 3 autorëve të dyshuar, zbulohet baza ku fshihej arma

Një grup prej katër personash dyshohet se qëndron pas vjedhjes së një banese në zonën e Sharrës, ku rreth 10 ditë më parë u grabitën 2.5 milionë lekë dhe bizhuteri me vlerë rreth 500 mijë lekë.

12:05
“Bëri një skandal vite më parë”, banorët e zonës për krimin brenda familjes në Lushnjë: Dalladaku qëlloi me çifte drejt shtëpive të fshatit, por me prindërit sillej mirë

Detaje të reja dalin në dritë pas ngjarjes së rëndë në fshatin Zhym të Lushnjes, ku 45-vjeçari Florjan Dalladaku vrau nënën e tij dhe plagosi rëndë babanë.

11:52
Ngriti padi ndaj KED/ Rrëzohet ndalimi 15-vjeçar për Eugen Papandilen, Gjykata Evropiane: Shqipëria shkeli të drejtat e tij

Një tjetër karton i kuq nga Strasburgu për mënyrën sesi organet e vettingut u sollën me njerëzit e drejtësisë. Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, Strasburgu e dënoi Shqipërinë me një gjobë prej tre mijë eurosh dëmshpërblim, që duhet t’i paguhet sekretarit të përgjithshëm të Gjykatës Kushtetuese. Strasburgu e konsideroi vendimin e vettingut ndaj Papandiles si jo proporcional.

11:43
Bllokada institucionale vazhdon në Kosovë, opozita: Kurti po shkel Kushtetutën dhe po pengon formimin e institucioneve

Partitë opozitare kanë bllokuar edhe të martën hyrjen e objektit të qeverisë. Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca i rikujtuan Albin Kurtit, kryetarit të Vetëvendosjes se është shkelur Kushtetuta. Duke përsëritur se Kurti është “deputet uzurpator” i institucioneve, opozita i kërkoi të thirret vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit.

11:24
Lojërat Mesdhetare, boksi i dhuron medaljen e parë Kosovës falë Donjeta Sadikut

Boksierja e njohur kosovare, Donjeta Sadiku, i ka siguruar zyrtarisht Kosovës medaljen e parë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

11:17
Ka lënë gjurmë në rekordin historik të Esteghlalit, klubi iranian i bën jehonë Jasir Asanit

Esteghlal në ndeshjen me Sepahanin shkroi një faqe të re të historisë në futbollin iranian. Skuadra ku aktivizohet edhe futbollisti i kombëtares shqiptare Jasir Asani, ka kaluar kuotën e 1100 golave në total duke vendosur një rekord historik, pasi asnjë klub tjetër nuk ka shënuar më shumë.

11:07
Kombëtarja ndryshon fytyrë, kush fitoi dhe kush humbi nga merkatoja? Nga lista e parë e Maranit te “fotografia e sotme”

Nga Endi TUFA