Pedagogë e studentë të Mjekësisë në protestë, refuzojnë dialogun me Ramën, rrokullisin nëpër bulevard “stolat” e betonit

23/10/2026 13:08

Pedagogë dhe studentë të Mjekësisë dolën sot në protestë paqësore para Kryeministrisë, sikundër edhe e kishin paralajmëruar.

Kërkesës së drejtuar ndaj tyre nga kryeministri Edi Rama për dialog, ata i janë përgjigjur negativisht.

Në shenjë përgjigjeje, janë parë disa të rinj në protestë, të cilët kanë rrokullisur nëpër bulevard “stolat” e betonit të vendosur përpara Kryeministrisë.

Top Channel